vrau me arme kolegun brenda komisariatit gjykata e larte le ne fuqi denimin me 30 vite burg per policin ludjan zaimi 69427ae350eb2

Vrau me armë kolegun brenda komisariatit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi

December 17, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin Ludjan Zaimi.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, raporton se gjykata nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm në vitin 2024.

Si ndodhi ngjarja?

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 23 majit 2022 brenda në zyrën e instruktazhit në ambientet e Komisariatit nr.3, pak para se dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25-vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me dashje e punonjësit të Policisë së Shtetit, gjatë detyrës ose për shkak të saj”. Saliasi u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte. Gjykata e Shkallës së Parë i dha të riut 35 vjet burgim, megjithatë pas shqyrtimit të çështjes në Apel u caktua një dënim propocional për të.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

enrique e mrekullueshme te luash ne finalen e kupes interkontinentale 69427a3353307
Lajmi i mëparshëm

Enrique: E mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Interkontinentale

adem salihaj be po trajton padrejtesisht kosoven 69427b3f8a00a
Lajmi i radhës

Adem Salihaj: BE po trajton padrejtësisht Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë