vrau kolegun ne komisariat gjykata e larte le ne fuqi denimin me 30 vite burg per ludjan zaimi 694279d4a7856

Vrau kolegun në komisariat, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për Ludjan Zaimi

December 17, 2025
1 minut lexim

Shkalla e tretë e gjyqsorit nuk pranoi rekursin e ish efektivit të policisë, i cili kërkoi prishje të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaccëm në 25 janar 2024.

Ai u shpall fajtor për veprën penale të “vrasjes me paramendim e punonjësit të Policisë së Shtetit.

Zaimi vrau me armë zjarri kolegun e tij Caush Saliasi në 23 maj 2022 brenda ambienteve të komisariatit numër 3 në Tiranë pak para se dy oficerët e patrullës të përgjithshme të merrnin turnin.

Ngjarja ndodhi për shkak të bullizimit dhe konflikteve të vazhdueshme mes efektivëve në komisariatin numër 3. Zaimi në shkallën e parë u dënua me 35 vite burg për veprën penale “vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, por Apeli e rikualifikoi në vrasje me paramendim duke ulur 5 vite dënimin.

Ish efektivi nuk u pajtua me këtë vendim dhe iu drejtua me rekurs Gjykatës së Lartë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

be kritikon ritmin e ngadalte te reformave 694277d0c23be
Lajmi i mëparshëm

BE kritikon ritmin e ngadaltë të reformave

enrique e mrekullueshme te luash ne finalen e kupes interkontinentale 69427a3353307
Lajmi i radhës

Enrique: E mrekullueshme të luash në finalen e Kupës Interkontinentale

Të fundit nga

ShkoLartë