vrau duke e goditur me cekic nje 57 vjecar ne kruje pranga autorit dhe 2 personave per moskallezim krimi 696fbe933379e

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

January 20, 2026
1 minut lexim

Andri Vokrri, 28-vjeçari që i mori jetën një 57-vjeçari duke e goditur me çekiç është arrestuar se bashku me 2 persona të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Blutë bëjnë me dije se në përfundim të hetimeve, Andri Vokrri, 28-vjeç u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje” ndërsa Lorenc Goga, 23-vjeç dhe Fation Kulla, 23-vjeç u arrestuam për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Sakaq, janë sekuestruar 2 automjete si dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Njoftimi i Policisë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të cilin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;

-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.  Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

merr oferten e fundit nga turqia 696fbdd549753
Lajmi i mëparshëm

Merr ofertën e fundit nga Turqia

vrau duke e goditur me cekic nje 57 vjecar ne kruje pranga autorit dhe 2 personave per moskallezim krimi 696fbe9326aa8
Lajmi i radhës

Vrau duke e goditur me çekiç një 57-vjeçar në Krujë, pranga autorit dhe 2 personave për moskallëzim krimi

Të fundit nga

ShkoLartë