vrau biznesmenin italian ne salari te tepelenes dhe me pas u vetdorezua lihet ne burg kamber sulce 68f35fd48d639

Vrau biznesmenin italian në Salari të Tepelenës dhe më pas u vetdorëzua, lihet në burg Kamber Sulçe

October 18, 2025
1 minut lexim

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit të dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të Gjirokastrës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Fillimisht ka qenë prokurorja e çështjes, Blerina Musabelli, ajo e cila ka paraqitur aktet me të cilat grupi hetimor pati marrë në vendngjarje e më pas të gjitha rrethanat që e kanë shoqëruar këtë situatë deri në vetdorëzimin e Kamber Sulçes tri ditë më parë në organin e akuzës.

Më pas avokati i Sulçes, i ardhur nga Vlora, Arsenal Zotaj, ka paraqitur në seancë ndër të tjera dhe faktin e vetdorëzimit të klientit të vet para 3 ditësh, çka është një rrethanë lehtësuese e cila mund të merret në konsideratë nga kryesuesja e seancës.

Vetë Kamber Sulçe ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë seancës së vlerësimit të masës së arrestit dhe nuk ka folur asnjë fjalë.

Pas gjithë kësaj, kryesuesja e seancës, njëkohësisht dhe kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë, Entela Selmanaj, ka dhënë vendimin e vlerësimit të masës: “Burg pa afat”.

Mësohet se pas dhënies së vendimit në fjalë, avokati i të pandehurit është shprehur se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia e maqedonise se veriut premtoi zgjedhje te drejta dhe demokratike 68f35e74b1967
Lajmi i mëparshëm

Policia e Maqedonisë së Veriut premtoi zgjedhje të drejta dhe demokratike

ranieri tha se me urrente si kundershtar rrefehet kapiteni i romes zenkat e mia me spallettin ja si qendron e verteta 68f360339f6c2
Lajmi i radhës

“Ranieri tha se më urrente si kundërshtar”/ Rrëfehet kapiteni i Romës: Zënkat e mia me Spallettin? Ja si qëndron e vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë