vrau babain pasi e shqetesonte kur hante buke i riu del para gjykates se durresit 6905d4da2219f

Vrau babain pasi e shqetësonte kur hante bukë, i riu del para gjykatës së Durrësit

November 1, 2025
1 minut lexim

Djali 25-vjeçar që tronditi Durrësin disa ditë më parë, pasi vrau me thikë babain e tij në fshatin Shkallnur, doli këtë të shtunë para gjykatës, ku po zhvillohet seanca për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Marjan Kodheli, 25 vjeç.

Në seancë, Prokuroria e Durrësit përfaqësohet nga prokurorja Matilda Fetau, ndërsa çështja po shqyrtohet nga gjyqtari Xhevdet Lika.

Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në mesditë, në fshatin Shkallnur, ku Marjan Kodheli goditi me thikë të atin, Pjetër Kodheli, 69 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në dëshminë e dhënë në polici, 25-vjeçari ka treguar se ngjarja ndodhi gjatë drekës, pas një debati me të atin.

“Babai mu turr, nuk më linte të haja bukë i qetë. Nuk e mbaj mend pse ndodhi, por kemi pasur grindje të vazhdueshme që kur jam kthyer nga Greqia”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

raundi i dyte i zgjedhjeve lokale sot votojne kategorite e vecanta 6905cbb453383
Lajmi i mëparshëm

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale: Sot votojnë kategoritë e veçanta

alonso i kerkon yllit te skuadres qe te qendroje 6905d5359067c
Lajmi i radhës

Alonso i ‘kërkon’ yllit të skuadrës që të qëndrojë

Të fundit nga

ShkoLartë