vrau 42 vjecarin sepse u beri foto femijeve me kalin e tij autori pranon se qelloi turistin ne sy te vajzes me acaroi se preku kafshen 691a2905333f6

Vrau 42-vjeçarin sepse u bëri foto fëmijëve me kalin e tij, autori pranon se qëlloi turistin në sy të vajzës: Më acaroi se preku kafshën

November 16, 2025
1 minut lexim

‘Ore zotëri, të lutem mos e përkëdhel kalin, se e kanë përkëdhelur shumë veta sot dhe bezdiset kali.” Kjo është dëshmia e Kristo Memës, një ish-i dënuar po për vrasje me 22 vite burgim, i cili shprehet se si e qëlloi në gjaknxehtësi e sipër turistin Keli Hoxha.

Kjo dëshmi e 63-vjeçarit, që nuk kishte vuajtur asnjë ditë burg për shkak të parashkrimit të veprës, është administruar në fashikullin që TCH disponon, në të cilin tregohet se pronari i kalit e qëlloi për vdekje turistin.

Vrasësi e ka shpjeguar veten duke thënë se qëlloi në gjaknxehtësi e sipër, mbasi dëgjoi sharje nga turisti, duke shtuar: “Nuk dua të justifikohem për atë që bëra. Por mua më vret fjala se një grusht apo pëllëmbë, dhe kur më fyejnë unë nevrikosem shumë.”

Ngjarja e rëndë ndodhi në Berat më 28 tetor dhe në dosje rezulton të jenë pyetur edhe familjarët e të ndjerit, i cili jetonte në Angli, mes tyre e ëma dhe bashkëshortja. Kjo e fundit, Vjollcë Haxhia, thotë se e bija pa një kalë të bardhë të lidhur: “Ju afrua dhe pranë kalit nuk kishte njeri dhe vajzës i erdhi keq, tha ‘gjynah, pse është lidhur’. Vajza dhe Keli po e preknin kalin dhe në atë moment doli i zoti: ai tha ‘mos e prekni, nëse do ta prekësh duhet ta paguash’. Keli i tha ‘po ska gjë more burrë, ne thjesht e prekëm’. Personi u acarua dhe filloi të shante, më vonë, kur iu kthyem shpinën dhe u nis të ikte, personi e shau dhe e përsëriti disa herë. Kur e qëlloi, unë nuk e pashë, por pasi e qëlloi, Keli erdhi e më tha: ‘lajmëro ambulancën, se më theri’.”


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjermania e ka partnerin qe e lufton krimin e korrupsionin osmani i cmontuam 900 banda kemi prere zinxhirin qe quhej mafia e ballkanit 691a286152be4
Lajmi i mëparshëm

“Gjermania e ka partnerin që e lufton krimin e korrupsionin”, Osmani: I çmontuam 900 banda, kemi prerë zinxhirin që quhej “mafia e Ballkanit”

stojkoviq vuciq pranoi se ishte ne varrezat hebraike pika ku zhvillohej safari i snajpereve 691a2973b6d59
Lajmi i radhës

Stojkoviq: Vuçiq pranoi se ishte në Varrezat hebraike – pika ku zhvillohej ‘Safari i snajperëve’

Të fundit nga

ShkoLartë