vrasje ne oher mpb arreston te dyshuarin nga fshati bervenice 69c6ffaad8fa7

Vrasje në Ohër, MPB arreston të dyshuarin nga fshati Bërvenicë

March 28, 2026
1 minut lexim

Në Ohër është raportuar një rast vrasjeje, ku një person 76-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva”. Pas hetimeve fillestare, policia ka arrestuar një 53-vjeçar nga fshati Brvenicë e Tetovës, i dyshuar për kryerjen e krimit.

Arrestimi është bërë pas një fletarresti qendror të lëshuar nga SPB Ohër. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të ngrihet kallëzim penal.

“Sot (27.03.2026) në orën 17:20, në fshatin Bërvenicë të Tetovës, nëpunës policorë nga SPB Tetovë, pas urdhërarrestit qendror të shpallur më parë nga SPB Ohër, e kanë privuar nga liria Zh.G. (53) nga fshati i njëjtë, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje” sipas nenit 123 të Kodit Penal.

Me fjalë të tjera, sot në orën 08:24 në SPB Ohër është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën “Nada Fileva” në Ohër, pa shenja jete është gjetur K.M. (76) nga Ohri. Në vendin e ngjarjes është kryer hetim nga prokurori publik kompetent dhe ekipet policore, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, pas çka, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për obduksion. Pas zbardhjes së plotë të rastit, ndaj Zh.G. do të ngrihet kallëzim penal përkatës.”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mexhiti 13 vendime per punesim te perhershem per 13 mesues 69c6e4d05462d
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: 13 vendime për punësim të përhershëm për 13 mësues

njeriu me i pasur ne bote i bashkohet telefonates trump modidiskutohet ceshtja iran 69c700027d649
Lajmi i radhës

Njeriu më i pasur në botë i bashkohet telefonatës Trump–Modi,diskutohet çështja Iran

Të fundit nga

ShkoLartë