vrasja ne veles ngriten procedura disiplinore kunder 11 zyrtareve policore 68d6cdf8d2029

Vrasja në Veles/ Ngriten procedura disiplinore kundër 11 zyrtarëve policorë

September 26, 2025
1 minut lexim

Procedurë disiplinore ndaj 11 të punësuarve në SPB Veles për shkak se nuk vepruan plotësisht sipas disa prej denoncimeve të paraqitura në polici nga Rosica Koceva, e cila u vra nga ish-partneri i saj dy javë më parë. MPB ende nuk ka zbuluar konkretisht se ku kanë qenë lëshimet e policëve.

“Në shumicën e rasteve, policia ka vepruar në pajtim me procedurat ligjore, për të cilat është ngrit kallëzim penal kundër personit të denoncuar, që përfundoi me dënim me kusht në procedurë gjyqësore. Megjithatë, kontrolli i brendshëm ka përcaktuar nuk është vepruar plotësisht në disa nga denoncimet e mëparshme të viktimës. Është paraqitur propozim për të filluar procedurë disiplinore kundër 11 punonjësve të SPB Veles”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministria e Brendshme shton se për këtë është informuar edhe Prokuroria Publike për veprimet e mëtejshme brenda kompetencave të tyre. Menjëherë pasi ish partneri vrau 31-vjeçaren Koceva dhe babanë e saj e më pas kreu vetëvrasje, në publik doli informacioni për dhjetëra denoncime nga ana e saj për dhunë verbale dhe fizike nga ky person, ndaj të cilat kishte vepruar policia si dhe Prokuroria e Velesit.

Megjithatë, asnjë autoritet kompetent nuk ka bërë propozim që autori të përfundojë në paraburgim dhe disa media madje raportuan se Koceva kishte kërkuar personalisht ndihmë nga Ministri Toshkovski përmes SMS-ve, diçka që Ministria e Brendshme e mohoi. Pas vrasjes së Rosicës, nën moton “Asnjë më shumë”, të organizuar nga shoqata civile dhe organizata joqeveritare, u organizua protestë para Ministrisë së Brendshme kurse protestuesit kërkuan përgjigje se pse policia nuk ka vepruar kur viktima ka kërkuar ndihmë. Pas disa ditë hedhje të fajit mes policisë dhe prokurorisë, ministri Toshkovski njoftoi kontroll të brendshëm në policinë e Velesit, i cili përfundoi sot me propozim për procedurë disiplinore kundër 11 personave në fjalë./ Alsat.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mustafa dauti ua mbyll gojen shpifesve vulat e doganes jane ne dy gjuhe shqipja respektohet me dinjitet 68d6c6ae4b77b
Lajmi i mëparshëm

Mustafa Dauti ua mbyll gojën shpifësve: Vulat e Doganës janë në dy gjuhë, shqipja respektohet me dinjitet

mafia shqiptare organizate terroriste reagon tirana zyrtare si qendron e verteta per deklaraten e ministres ekuadoriane 68d6cf554fec6
Lajmi i radhës

‘Mafia shqiptare, organizatë terroriste’, reagon Tirana zyrtare: Si qëndron e vërteta për deklaratën e ministres ekuadoriane

Të fundit nga

ShkoLartë