vrasja ne roskovec drejtori i policise fier autori nuk pranon te dorezohet u be i mundur lirimi i vajzes 6a6351af454df

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

July 24, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin Vidhisht pas vrasjes së 58-vjeçarit, Kosta Plaka nga 35-vjeçari Refit Buzi.

Pas vrasjes së ish-vjehrrit dhe plagosjes së ish-vjehrrës, autori është arratisur dhe ka marrë me vete ish-bashkëshorten e tij. Ahmeti ka njoftuar se është bërë i mundur lirimi i vajzës dhe është në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë ai theksoi se po vijon puna për të bindur të riu që të dorëzohet.

“Sot, rreth orës 06:00, ndodhi një ngjarje e rëndë kriminale në fshatin Vidhisht, Roskovec, ku shtetasi R. B., 35 vjeç, vrau me armë gjahu, babanë e ish të dashurës së tij, plagosi nënën e saj, mori peng ish-të dashurën dhe u largua me automjet nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në vendngjarje, rrethuan zonën, organizuan ndjekjen e autorit, ngritën pika kontrolli dhe koordinuan veprimet me të gjitha strukturat policore të angazhuara.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të autorit dhe dinamikës së ngjarjes, u kërkua ndërhyrja e Forcës Speciale “RENEA”.

Pas lokalizimit të autorit, shërbimet e Policisë e rrethuan atë dhe nisën negociatat, pasi ai kërcënonte se do të vriste veten dhe ish të dashurën, të cilën e mbante peng.

Falë profesionalizmit, qetësisë dhe veprimeve të mirëkoordinuara të efektivëve të Policisë, fillimisht u bë i mundur lirimi i shtetases që mbahej peng në automjet, kundër vullnetit të saj. Ajo u transportua menjëherë në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Negociatat me autorin vijojnë, me qëllim që ai të dorëzohet pa shkaktuar pasoja të tjera.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, si dhe për sqarimin e të gjitha rrethanave dhe zbardhjen e motivit”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shpend ahmeti denohet me dy vjet burg 6a63513363557
Lajmi i mëparshëm

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

flaket detyrojne evakuimin e cap ferret mbi 400 persona shpetohen me varka ne france 6a6352106fe3f
Lajmi i radhës

Flakët detyrojnë evakuimin e Cap-Ferret, mbi 400 persona shpëtohen me varka në Francë

Të fundit nga

Shpend Ahmeti dënohet me dy vjet burg

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor për mosdeklarim të pasurisë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë sot vendim që ta dënojë Ahmetin me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro
ShkoLartë