vrasja ne interex shtyhet gjykimi deshmitarja nen kujdes mjekesor 68c53bc12341d

Vrasja në “Interex”, shtyhet gjykimi, dëshmitarja nën kujdes mjekësor

September 13, 2025
1 minut lexim

Sot ishte paraparë të mbahej seanca e radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës, lidhur me rastin tronditës të vrasjes që ndodhi më 11 shtator 2023 në supermarketin “Interex” në Podujevë.

Megjithatë, seanca nuk u mbajt për shkak të mungesës së gruas së viktimës, e cila është edhe dëshmitare kyçe në këtë proces.

E dëmtuara, Lirie Sylejmani e cila ishte plagosur rëndë në ngjarje nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në seancë për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilën e ka kryer ditëve të fundit. Në mungesë të kuorumit, seanca është shtyrë dhe pritet të caktohet një datë e re.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 18 mars 2024, i akuzuari Arsim Syla dyshohet se ka organizuar vrasjen e Valmir Breznicës përmes djalit të tij të mitur, L.S., si akt hakmarrjeje për një konflikt të mëhershëm.

Ngjarja ndodhi në mesditën e 11 shtatorit 2023. Viktima Valmir Breznica, bashkëshortja e tij Lirie Sylejmani dhe djali i tyre 4-vjeçar ndodheshin në supermarket për të bërë blerje. Pikërisht tek sektori i qumështit, ndodhi e papritura.

I mituri L.S., sipas Prokurorisë, u afrua nga pas dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të Valmirit – fillimisht në shpinë e qafë, pastaj edhe në kokë, duke e lënë të vdekur në vend. Një nga plumbat plagosi edhe bashkëshorten e tij, e cila në atë moment ishte duke mbrojtur fëmijën.

Lidhur me rastin, hetimet vazhdojnë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

juventus inter formacionet e mundshme te derby ditalia 68c53bb4763cf
Lajmi i mëparshëm

Juventus – Inter, formacionet e mundshme të Derby D’Italia

i dyshuari per vrasjen e charlie kirk ne strehim te posacem 68c53cd3c2ec2
Lajmi i radhës

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk në strehim të posaçëm

Të fundit nga

Reagon KF Bashkimi: Stop shovenizmit në futboll!!

Skuadra e Bashkimit nga Kumanovës ka reaguar pas ndeshjes kundër Vardarit, duke potencuar se në minutat e fundit të takimit tifozët vendas përdorën thirrje ofenduese në baza nacionale. Sipas klubit kumanovar, janë dëgjuar thirrjet

Kamberi asiston në fitoren e Zurich-ut

Skuadra e Zurich ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Grasshoppersit. Futbollisti Lindrit Kamberi, Valon Berisha e Bledian Krasniqi, u paraqitën nga minuta e parë për Zurich sikurse Samuel Krasniqi për
ShkoLartë