vrasja ne gjakove i dyshuari identifikohet dhe dorezohet ne polici gjithcka qe dihet deri tani 69b9023905bf1

Vrasja në Gjakovë, i dyshuari identifikohet dhe dorëzohet në polici – gjithçka që dihet deri tani

March 17, 2026
1 minut lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë ku një person i moshës 38 vjeç humbi jetën, ndërkaq një tjetër (vëllai i tij) ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, të hënën bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë disa gëzhoja dhe një armë e ftohtë.

“Atë që mund ta ndajmë tash, në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit, po ashtu është gjetur edhe një armë e ftohtë. Kjo është e gjitha që mund të ndajmë aktualisht me publikun, duke qenë se jemi në fazën fillestare të hetimeve”, ishte shprehur Elezaj.

Vrasja në Gjakovë, viktima dhe dorasi ishin shokë

Dorasi me viktimën kanë qenë shokë mes veti”, ka thënë një burim për KosovaPressin duke folur për raportin që kishte i ndjeri me personin që dyshohet për vrasjen në Gjakovë.

Sipas informacioneve fillestare, rasti dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në këtë zonë.

Ndërkaq, pas rastit tragjik nga Prokuroria Themelore e Gjakovës kanë konfirmuar për Telegrafin se personi i dyshuar është identifikuar.

“Me të pranuar informatën kryeprokurori ka dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është identifikuar dhe i njëjti është në arrati dhe në kërkim nga ana e policisë. Rasti është cilësuar si ‘vrasje e rëndë’, ndërkaq trupi i viktimës me urdhër të kryeprokurorit do të dërgohet në IML për obduksion”, ishte shprehur Drin Domi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore.

Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë

I dyshuari për vrasjen që ndodhi gjatë të hënën në Gjakovë është vetëdorëzuar në polici.

Lajmi është konfirmuar nga drejtori i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ndryshe, lidhur me rastin tragjik në Gjakovë, Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

94 vjet nga vdekja e ish kryeministrit te shqiperise 69b901fe24063
Lajmi i mëparshëm

​94 vjet nga vdekja e ish kryeministrit të Shqipërisë

Të fundit nga

Sulmohet ambasada amerikane në Irak

Raketa dhe të paktën pesë dronë u qëlluan drejt ambasadës amerikane në Bagdad të martën nga një zonë përreth qytetit, thanë burime irakiane të sigurisë, duke e përshkruar sulmin si më intensivin
ShkoLartë