vrasja misterioze e 51 vjecarit ne durres banoret e pallatit merren ne pyetje po hetohet per gjurme gjaku pervec te viktimes 68d480bd74b05

Vrasja misterioze e 51-vjeçarit në Durrës, banorët e pallatit merren në pyetje! Po hetohet për gjurmë gjaku përveç të viktimës

September 25, 2025
1 minut lexim

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja me thikë e 51-vjeçarit Valbon Beqiraj, i cili u gjet i pajetë me plagë thike në trup nga nipi i tij në banesë, në lagjen Nr.12 të Durrësit.

Burime për mediat kanë bërë me dije se në komisariat për tu marrë në pyetje janë shoqëruar disa banorë të pallatit ku ka ndodhur ngjarja.

Bëhet me dije se nga kamerat e sigurisë është zbuluar edhe identiteti i autorit të dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërkohë po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore e kufomës si dhe po verifikohen gjurmë ADN-je si dhe gjurmë gjaku në vendngjarje.

Rrethanat e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta ashtu si dhe dinamika, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të krimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarr ne qender te shkupit digjen disa automjete flaket perfshijne edhe marketin 68d4723b1f282
Lajmi i mëparshëm

Zjarr në qendër të Shkupit: Digjen disa automjete, flakët përfshijnë edhe marketin

mourinho i pandreqshem telashe qe ne ndeshjen e dyte te benfica 68d481138f70f
Lajmi i radhës

Mourinho i pandreqshëm, telashe që në ndeshjen e dytë te Benfica

Të fundit nga

ShkoLartë