vrasja me thike e 14 vjecarit ne maliq te arrestuarit mberrijne ne gjykate sot mbahet seanca per caktimin e mases 68a1dc277b536

Vrasja me thikë e 14-vjeçarit në Maliq/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë, sot mbahet seanca për caktimin e masës

August 17, 2025
min lexim

Në gjykatën e Korçës pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë për të arrestuarit e vrasjes së 14 vjeçarit.

Të arrestuarit kanë mbërritur në gjykatë. Në ambientet e jashtme të gjykatës ka prani njerëzish dhe forca policie.

Tetë persona u arrestuan lidhur me ngjarjen tragjike në Maliq, ku mbeti i vrarë një adoleshent 14-vjeçar.

Në pranga ra bashkëmoshatari i viktimës, 14-vjeçari autor i dyshuar të vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja me automjet.

Bashkë me autorin u arrestua babai dhe xhaxhai i tij pasi fshehën mjetin prerës me të cilin u krye krimi.

Po ashtu, u prangosën 4 të mitur, të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës, një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin.

Policia thotë se është sekuestruar mjeti prerës (thikë), automjeti me të cilin tentuan të largoheshin 2 shtetasit dhe 5 celularë.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe policore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq dhe në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, në lidhje me ngjarjen e djeshme, në fshatin Pirg, ku u vra me mjet prerës (thikë), një 14-vjeçar, dyshohet nga një bashkëmoshatar i tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, u vunë në pranga:

-shtetasi E. G., 14 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. 14-vjeçari u dëmtua lehtë, gjatë konfliktit. Ai mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe la ambientet e spitalit, ditën e djeshme;
-shtetasit E. G., 44 vjeç dhe R. G., 44 vjeç, përkatësisht babai dhe xhaxhai i 14-vjeçarit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-4 të mitur, banues në fshatin Zvirinë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”;
-shtetasi F. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Leminot, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të mëparshëm të policisë.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kolonat ne merdare lene bashkatdhetaret ne pritje me ore te tera 68a1db89ba076
Lajmi i mëparshëm

​Kolonat në Merdare lënë bashkatdhetarët në pritje me orë të tëra

pagat ne zvicer pritet te rriten ne vitin 2026 prin sektori i ndertimit 68a1dcc60845a
Lajmi i radhës

Pagat në Zvicër pritet të rriten në vitin 2026, prin sektori i ndërtimit

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë