vrasja me arme ne gjykaten e apelit babe e bir mbeten te plagosur dalin nga spitali 68e4e06531ddb

Vrasja me armë në Gjykatën e Apelit/ Babë e bir mbetën të plagosur, dalin nga spitali

October 7, 2025
1 minut lexim

Ngjarja tronditëse në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje me armë zjarri nga një nga pjesëmarrësit në proces, ka tronditur sistemin e drejtësisë dhe opinionin publik.

Përveç gjyqtarit, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në çështjen civile që po shqyrtohej.

Gazetarja Alma Demiraj raporton për Top Channel, se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe se dolën sot nga spitali.

Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është qëlluar drejtpërdrejt me armë.

Sipas Policisë së Tiranës, ngjarja ndodhi pak çaste pasi gjyqtari shpalli vendimin për një çështje që kishte në thelb kundërshtimin e veprimeve përmbarimore. Autori, Elvis Shkambi, qëlloi me armë gjyqtarin Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit. Më pas, ai plagosi dyshen babë e bir.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

specialja ua vazhdon paraburgimin thacit smakajt kilajt dhe fazliut 68e4dfc017700
Lajmi i mëparshëm

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit, Smakajt, Kilajt dhe Fazliut

shembja e shkolles islame ne indonezi konfirmohen 67 viktima shumica djem adoleshente 68e4e0d32186d
Lajmi i radhës

Shembja e shkollës islame në Indonezi/ Konfirmohen 67 viktima, shumica djem adoleshentë

Të fundit nga

ShkoLartë