CRIME SCENE

Vrasja e shtetasit të Maqedonisë në Bolivi, MPJ: Jemi në kontakt me autoritetet boliviane

August 14, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Brazil është në kontakt me autoritetet boliviane, pas informacioneve nga mediat serbe për vrasjen e tre personave në Bolivi – dy shtetas serbë dhe një shtetas i Maqedonisë. Për konfirmimin e identitetit pritet përfundimi i autopsisë.
“Pas marrjes së të dhënave zyrtare për viktimat dhe rrethanat, MPJ do ta informojë opinionin publik”, thonë nga MPJ për TV21.

Mediat serbe raportojnë se në një ekzekutim mafioz është vrarë shtetasi i Maqedonisë Dejanço L. dhe dy serbë nga Nishi.
Sipas raportimit, trupat e viktimave u gjetën të mbështjellë me qese plastike të zeza.

Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga “Politika”, të tre viktimat ishin torturuar brutalisht para se të ekzekutoheshin.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azizi mbeshtetja jone e vetme eshte per mendi qyren ne struge cdo informate tjeter eshte shpifje 689dd8152234e
Lajmi i mëparshëm

Azizi: Mbështetja jonë e vetme është për Mendi Qyrën në Strugë, çdo informatë tjetër është shpifje

MISH I KUQ
Lajmi i radhës

Është zbuluar mashtrim gjatë importit të mishit në vlerë prej 7 milionë denarëve

Të fundit nga

ShkoLartë