Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të tjerët paraqiten në gjykatë

July 2, 2025
1 minut lexim

Vrasja e Liridona Ademajt, që tronditi opinionin publik, rikthehet sot në fokus të drejtësisë, me mbajtjen e seancës së radhës në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të akuzuarit për këtë krim të rëndë – Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla – do të përballen me shqyrtimin gjyqësor, në një proces që pritet të ndriçojë më tej rrethanat e vrasjes makabre.

Në seancat paraprake, Murseli, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, është deklaruar i pafajshëm. Madje, ai ka deklaruar se “nëse provohet fajësia, vetë do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”.

Ndërkohë, i akuzuari Granit Plava ka zgjedhur të mbrohet në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla ka mohuar përfshirjen në vrasje, duke u deklaruar gjithashtu i pafajshëm.

Prokurorja e rastit, Javorka Perlinçeviq, ka thënë se Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda – pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj të treve, duke i ngarkuar me vepra penale që lidhen me organizimin dhe kryerjen e vrasjes.

Sipas saj, pas mbledhjes së provave të shumta dhe deklaratave të ndryshme të dhëna në polici, Prokuroria ka arritur në përfundimin se ekziston dyshim i bazuar se të pandehurit kanë qenë të përfshirë në këtë krim.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 korrik 2025

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 korrik 2025

Dashi Nëse jeni ne çift mos merrni vendime impulsive gjate kësaj dite sepse shume shpejt do pendoheni. Nëse keni pasur probleme te mëdha nuk duhet te ndaheni pikërisht sot. Për beqaret, flirtet
ShkoLartë