vrasja e jani aliaj gazetari grek ishte transferuar per nje periudhe ne burgun e grave 6972443ae05a7

Vrasja e Jani Aliaj, gazetari grek: Ishte transferuar për një periudhë në burgun e grave

January 22, 2026
1 minut lexim

Ka detaje të reja nga vrasja e Jani Aliajt, 49-vjeçarit shqiptar në burgun e Koridhalos.

Sipas gazetarit grek Panagiotis Stathis, Aliaj ishte transferuar më parë në burgun e grave për shkak të dyshimeve se mund t’i bëhej atentat.

”Duke pasur parasysh se kishte informacione se kundër tij ekzistonte një kontratë vdekjeje, ai ishte transferuar në burgun e grave pak kohë më parë, për arsye mbrojtjeje. Papritmas, u vendos që ai të rikthehej në degën kryesore të burrave, pa justifikim”, tha Stathis.

Dy muaj më parë, Aliaj kishte mbijetuar një atentati në burg, por nuk u morën masa sipas gazetarit.

 ”Është e qartë se ka përgjegjësi, si penale ashtu edhe disiplinore. A po kërkohen ata? Nëse një vrasje do të ndodhte në Komisariat, i gjithë departamenti do të shpërbëhej. Tani? A janë ata thjesht spektatorë të krimeve, pa asnjë përgjegjësi?”-u shpreh gazetari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

selvije kasapi jep lajmin e madh per te ardhmen e djalit 69723191618ee
Lajmi i mëparshëm

Selvije Kasapi jep lajmin e madh për të ardhmen e djalit

rriten te ardhurat e ekipeve ne europe 6972449a0959f
Lajmi i radhës

Rriten të ardhurat e ekipeve në Europe

Të fundit nga

ShkoLartë