vrasja e gjyqtarit ne sallen e apelit akt teper i rende prokuroria e pergjithshme te forcohet siguria e magjistrateve kemi nisur hetimet per ngjarjen 68e437a817141

Vrasja e gjyqtarit në sallën e Apelit/ “Akt tepër i rëndë”, Prokuroria e Përgjithshme: Të forcohet siguria e magjistratëve, kemi nisur hetimet për ngjarjen

October 6, 2025
1 minut lexim

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për vrasjen e  gjyqtarit Astrit Kalaja, në sallën e Gjykatës së Apelit. 

Në një deklaratë publike, Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, “e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor”.

“Prokurori i Përgjithshëm i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistratëve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, thuhet në deklaratë.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

une nuk jam arrogant kam thane jo mor cun faton peci thote se nuk e ofendoi arian tahirin ne debat 68e43705576d4
Lajmi i mëparshëm

“Unë nuk jam arrogant – kam thanë jo mor çun”, Faton Peci thotë se nuk e ofendoi Arian Tahirin në debat

openai sapo i dha amd nje shtytje te madhe ne lufterat per cipat e inteligjences artificiale 68e437d1aa566
Lajmi i radhës

OpenAI sapo i dha AMD një shtytje të madhe në “luftërat për çipat e Inteligjencës Artificiale”

Të fundit nga

ShkoLartë