vrasja e gjyqtarit kalaja vjen reagimi i pare i kryeprokurorit olsian cela 68e452b4c3950

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, vjen reagimi i parë i kryeprokurorit Olsian Çela

October 7, 2025
1 minut lexim

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë me një reagim në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Çela shprehet se kjo ngjarje ka cënuar funksionimin e shtetit ligjor. Ai ka kërkuar një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes.

“Prokurori i Përgjithshëm e vlerëson si shumë të rëndë ngjarjen e ndodhur sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, e cila përveç se ka sjellë humbjen e jetës së një njeriu dhe plagosjen e dy të tjerëve, në të njëjtën kohë ka cenuar thelbësisht funksionimin e shtetit ligjor.

Prokurori i Përgjithshmë i përcjell ngushëllimet familjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe bën thirrje që të gjithë të ndërgjegjësohen e të kontribuojnë për forcimin e sigurisë së magjistrateve në të gjitha aspektet.

Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Policinë e Shtetit”, shkruan Prokurori i Përgjithshme në reagim.

Gjyqtari Astrit Kalaja pasditen e sotme u plagos për vdekje me armë gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Autori i ngjarjes është arrestuar dhe ka pranuar fajësinë. Ai nuk ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqur pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

princi harry perballet me nje stalker gjate vizites ne mbreterine e bashkuar 68e4401245d63
Lajmi i mëparshëm

Princi Harry përballet me një “stalker” gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar

gjiganti spanjoll po e monitoron situaten e karim adeyemit 68e453143d16b
Lajmi i radhës

Gjiganti spanjoll po e monitoron situatën e Karim Adeyemit

Të fundit nga

ShkoLartë