Xhaxhai i autorit të vrasjes së gjytarit Astrit Kalaja ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Apelit. Gjon Shkambi kërkon lirimin pasi u arrestua lidhur me kërcënimet e bëra ndaj gjyqtarëve.
Pas arrestimit të nipit të tij Elvis Shkambi, ai ka kërcënuar se gjyqtari që do ta dënojë atë do të ketë fatin e Astrit Kalasë. Ai gjithashtu ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit ku u vra gjyqtari Kalaja. Shkambi dyshohet se ka qenë në dijeni se nipi i tij ka patur armë me vete dhe ka qenë në dijeni të planeve të tij për të vrarë gjyqtarin në rast se ai do të jepte vendim kundër tyre.
Gjyqtari Astrit Kalaja u plagos për vdekje me armë më 6 tetor gjatë një seance në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Nga të shtënat u plagosën edhe dy persona, babë e bir. Kalaja nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Autori i ngjarjes, Elvis Shkëmbi u arrestuar dhe pranuai fajësinë. Ai nuk tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë dëshmisë nuk ka shfaqi pendesë. Ai është shprehur se ishte i detyruar të kryente aktin sepse po humbiste gjyqin.
Burimi: botasot.info


