vrasja e gjyqtarit astrit kalaja zv kryetari i gjkko erjon bani duhen godina te reja qe te garantohet siguria ne gjykata 68e6853708b30

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, zv.kryetari i GJKKO Erjon Bani: Duhen godina të reja që të garantohet siguria në gjykata

October 8, 2025
1 minut lexim

Zv.Kryetari i GJKKO, Erjon Bani, gjatë homazheve në nderim të gjyqtarit kalaja, tha se 99% të gjykatave nuk i plotësojnë kushtet e sigurisë.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se duhen ndërtuar godinat e reja. Nëse nuk ekziston sigura në gjykatë tha Bani, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar.

“Pothuajse 99% të gjykatave nuk plotësohen kushtet e sigurisë. Asnjë gjykatë, nuk i plotëson kushtet e sigurisë pasi duhen ndërtuar nga fillimi. Të kuptojmë se pa siguri të gjykatave nuk mund të ketë pavarësi të gjyqtarit në dhënien e vendimit, pasi një gjyqtar nëse nuk është i qetë në marrjen e vendimit, nuk mund të jepet drejtësi.

Kur flitet për sigurinë e gjykatave, nuk flitet vetëm për sigurinë e gjyqtarit, por është prokurori, avokat, i poandehuri, gazetari që merr pjesë në seancë, paditësi etj. Është moment reflektimi për të gjithë që nëse nuk ekziston siguria në gjykatë, edhe qytetari më i thjeshtë ndihet i rrezikuar me jetën e tij”, u shpreh Bani.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vlen akuzon bdi ne per lidhje financiare me regjimin e vuciqit fazliu publikon prova te reja video 68e683d4115f0
Lajmi i mëparshëm

VLEN akuzon BDI-në për lidhje financiare me regjimin e Vuçiqit: Fazliu publikon prova të reja (VIDEO)

i pari i futbollit boteror per kosove ndihem si ne shtepi 68e68598aa61a
Lajmi i radhës

I pari i futbollit botëror për Kosovë: Ndihem si në shtëpi 

Të fundit nga

ShkoLartë