vrasja e gjyqtarit astrit kalaja ne sallen e apelit pasi dha vendimin reagon keshilli i larte gjyqesor 68e3ff63af0cb

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Apelit pasi dha vendimin, reagon Këshilli i Lartë Gjyqësor

October 6, 2025
1 minut lexim

Këshilli i Lartë Gjyqësor u mblodh sot me datë 06.10.2025 për të mbajtur qëndrimin publik vijues:

Me dhimbje të thellë Këshilli i Lartë Gjyqësor mësoi për ngjarjen kriminale të vrasjes, në sallën e gjyqit, dhe në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja, Gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ky akt i rëndë cënon themelet e shtetit të së drejtës, sigurinë e institucioneve të drejtësisë dhe besimin e publikut te gjykatat.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon me forcë aktin kriminal të vrasjes së kolegut tonë, si edhe thekson se çdo akt që sulmon, apo cenon integritetin e gjykatave, dëmton  gjithçka që ndërtojmë me punë dhe përkushtim.

Këshilli thekson se respektimi i pavarësisë dhe sigurisë së magjistratëve është gur themeli i shtetit të së drejtës, përmes të cilit garantohet mbrojtja e të drejtave të gjyqtarëve dhe interesi publik.

Cënimi i integritetit fizik të gjyqtarëve përbën sulm të drejtpërdrejtë, jo vetëm ndaj magjistratëve por edhe ndaj shtetit të së drejtës, institucioneve demokratike, si dhe interesit dhe besimit të publikut.

Dënojmë me forcë një akt të tillë kriminal, si dhe përdorimin e gjuhës së urrejtjes, denigrimin e figurës së magjistratit dhe mungesën e theksuar të respektit ndaj veprimtarisë gjyqësore.

Në këto momente dhimbjeje kolektive ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjarët, të afërmit e viktimës dhe kolegët.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin e treguar në këtë ditë të vështirë, nga të gjitha institucionet, subjektet dhe individët që shfaqën publikisht respektin e tyre ndaj gjyqësorit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

serbia po u ben presion serbeve para zgjedhjeve lokale te 12 tetorit 68e3fec3aff5d
Lajmi i mëparshëm

​Serbia po u bën presion serbëve para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit

toyota vjen me versionin e permiresuar te gr010 hybrid per te sfiduar ferrarin 68e3ff936f6db
Lajmi i radhës

Toyota vjen me versionin e përmirësuar të GR010 Hybrid – për të sfiduar Ferrarin

Të fundit nga

ShkoLartë