vrasja e gjyqtarit astrit kalaja drejtesia do te vazhdoje misionin e saj me dinjitet gjykates se larte njofton mbledhjen e vecante 68e533b478ddf

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja/ “Drejtësia do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet”, Gjykatës së Lartë njofton mbledhjen e veçantë

October 7, 2025
1 minut lexim

Reagimi i Gjykatës së Lartë:

Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme e ndodhur së fundmi, që tronditi thellë sistemin gjyqësor dhe opinionin publik, ka nxjerrë në pah gjendjen e brishtë të sigurisë, por edhe rëndësinë e respektit që duhet të shoqërojë ushtrimin e funksionit gjyqësor.

Pas dakordësisë së shprehur nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë dhe pas takimit të zhvilluar me zëvendëskryetarët e të gjitha gjykatave të vendit, është autorizuar Kryetari i Gjykatës së Lartë që, në ushtrim të përgjegjësive institucionale, të thërrasë të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë në një mbledhje të veçantë, e cila do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 9 tetor 2025, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kjo mbledhje përfaqëson një moment të rëndësishëm bashkimi, reflektimi dhe force morale për gjithë trupën gjyqësore të vendit, e cila do të shprehë qartë dhe me dinjitet se:

asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë;

asnjë kërcënim nuk do ta ndalë gjyqtarin të kryejë me ndershmëri detyrën;

asnjë presion politik apo publik nuk do të cenojë pavarësinë e gjykimit.

Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të qëndrojnë të bashkuar, me kurajë dhe vendosmëri, për të mbrojtur jo vetëm jetën dhe dinjitetin e tyre, por edhe vetë të drejtën e qytetarëve për një drejtësi të paanshme dhe të pavarur.

Në këtë moment të ndjeshëm, trupa gjyqësore i drejtohet opinionit publik me besim dhe respekt, duke ftuar të gjithë të kuptojnë se drejtësia nuk është armike e askujt, por mburoja më e fortë e shoqërisë dhe e çdo qytetarindaj padrejtësisë dhe dhunës.

Ky është një moment që kërkon forcë, qetësi dhe unitet. Drejtësia shqiptare do të vazhdojë misionin e saj me dinjitet, besim dhe vendosmëri.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aziri bujar osmani qytetaret e cairit i vleresoi me zero asnje projekt e asnje investim ne karrieren e tij dekadeshe 68e532552c042
Lajmi i mëparshëm

Aziri: Bujar Osmani qytetarët e Çairit i vlerësoi me ZERO, asnjë projekt e asnjë investim në karrierën e tij dekadëshe

tonali rikthehet ne itali 68e534145c77b
Lajmi i radhës

Tonali rikthehet në Itali?

Të fundit nga

ShkoLartë