vrasja e emiljano ramazanit rrinte gjate ne palester erion alibej tregon rolin e xhuliano hoxhes ne krim 68dba4dc16c6c

Vrasja e Emiljano Ramazanit/ “Rrinte gjatë në palestër”- Erion Alibej tregon rolin e Xhuliano Hoxhës në krim

September 30, 2025
1 minut lexim

I penduar i drejtësisë, Erion Alibej ka rrëfyer në GJKKO rolin e Xhuliano Hoxhës në vrasjen e Emiljano Ramazanit, krim i ndodhur më 20 Korrik të vitit 2020.

Alibej, gjatë pyetjeve të bëra nga avokati i Xhuliano Hoxhës, ka treguar se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiliano Ramazanin.

“Unë ia kam treguar. I kam thënë se kush është. I kam dhënë informacione edhe për Elio Bitrin.

Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim?

Emiliano Ramazani ka qenë njëri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të”, tha Alibej.

I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Ramazanit kam folur me Xhulianon.

“Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithë kohës aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC.

Për mua ishte i besueshëm informacioni. Ditën e ekzekutimit vetëm ai ka qenë informator. Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me c.

Mesa mbaj mend ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët.

Xhulianon e kam paguar gjatë gjithë kohës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albi qamili program qe realizon projekte te prekshme per qytetaret 68dba371c02d6
Lajmi i mëparshëm

Albi Qamili: Program që realizon projekte të prekshme për qytetarët

klopp kam humbur me shume finale se qe i kane luajtur te tjeret 68dba535204c2
Lajmi i radhës

Klopp: Kam humbur më shumë finale se që i kanë luajtur të tjerët

Të fundit nga

ShkoLartë