vrasja e egli proges dy te akuzuarit lene qeline pas 15 muajsh gjykata vendos masen arrest ne shtepi 691c3e5c3e838

Vrasja e Egli Progës, dy të akuzuarit lënë qelinë pas 15 muajsh, gjykata vendos masën ‘arrest në shtëpi’

November 18, 2025
1 minut lexim

Gjykata e Korçës ka zbutur masën e sigurisë për Leonidha Guçen dhe Denis Meçen, të arrestuar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec.

Pas 15 muajsh në paraburgimin e Drenovës, gjykata vendosi tre ditë më parë t’i nxjerrë nga qelia dhe t’i vendosë në “arrest shtëpie”, pasi afatet e qëndrimit në paraburgim kanë përfunduar.

Ndërkohë, Prokuroria e Korçës vijon hetimet dhe është ende në pritje të akt-ekspertimit, ku një pjesë e pamjeve filmike rezulton e fshirë.

Dosja ishte dërguar fillimisht për gjykim me disa të pandehur, por pas dëshmisë së Denis Meçes në prokurori, çështja u rikthye për rihetim. Tashmë hetuesit presin rezultatin e ekspertizës që po kryhet në një laborator kompjuterik në Itali, në një përpjekje për të rikthyer pamjet e humbura dhe për të qartësuar rolin e të dyshuarve në ngjarje.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në muajin Gusht në Pogradec, ku mbeti i vrarë Elgi Proga, çoi në arrestimin dhe të 2 personave të tjerë të cilët akuzohen për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktakuze ndaj nje 23 vjecari dyshohet per keqtrajtim seksual te nje te miture 691c3c578b91b
Lajmi i mëparshëm

Aktakuzë ndaj një 23-vjeçari, dyshohet për keqtrajtim seksual të një të miture

trajneri i kosoves kopjon silvinjon merr vendimin perfundimtar per dy yjet e skuadres 691c3eb3e20ac
Lajmi i radhës

Trajneri i Kosovës “kopjon” Silvinjon, merr vendimin përfundimtar për dy yjet e skuadrës

Të fundit nga

ShkoLartë