vrasja e charlie kirk i dyshuari ne kerkim cfare dihet deri me tani 68c27db3ae574

Vrasja e Charlie Kirk – I dyshuari në kërkim, çfarë dihet deri më tani

September 11, 2025
1 minut lexim

Aktivisti konservator dhe aleati me ndikim i Donald Trumpit, Charlie Kirk, ka vdekur pasi u qëllua në një aktivitet në kampusin në Utah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një video mesazh, Trump tha se është “i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme”, duke e quajtur atë një “moment të errët për Amerikën”.

Dy persona që ishin arrestuar u liruan më vonë – ata “nuk kishin lidhje aktuale” me të shtënat, thanë zyrtarët, raporton BBC.

Çfarë dihet deri më tani:

Aktivisti konservator Charlie Kirk, 31 vjeç, u qëllua dhe u vra ndërsa fliste në Universitetin e Utah (UVU).

Në kohën e të shtënave – ai ishte duke iu drejtuar një turme prej rreth 3,000 personash.

Gruaja dhe familja e Kirk ishin në vendngjarje, por janë të sigurt. Nuk janë raportuar lëndime të tjera.

Zyrtarët thonë se besojnë se të shtënat erdhën nga një çati dhe BBC Verify ka analizuar pamjet nga mediat sociale të cilat përdoruesit pretendojnë se tregojnë autorin e ngjarjes.

Kirk u dërgua me urgjencë në spital pas të shtënave, Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e tij disa orë më vonë.

Trump, ish-politikanë dhe zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë kanë shprehur ngushëllime për të dashurit e Kirk.

Çfarë nuk dihet

 Identiteti i autorit të ngjarjes. Policia po vazhdon të kërkojë të dyshuarin. Dy persona ishin arrestuar, por më vonë u liruan, ndërsa zyrtarët thanë se ata “nuk kishin lidhje” me incidentin.

Gjithashtu, nuk kemi pasur asnjë indikacion për një motiv për të shtënat.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nen masa te rrepta sigurie mberrin ne gjykaten e shkodres autori i dyshuar i masakres me 2 te vrare dhe 2 te plagosur 68c27d4892f15
Lajmi i mëparshëm

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në gjykatën e Shkodrës autori i dyshuar i masakrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur

openai nen akuze a jane chatbot et vertet te sigurt per femijet 68c27f67e1306
Lajmi i radhës

OpenAI nën akuzë, a janë Chatbot-ët vërtet të sigurt për fëmijët?

Të fundit nga

ShkoLartë