vrasja e biznesmenit italian ne tepelene lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemte e tij 68d859158c5bb

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, lirohet ortaku shqiptar dhe dy djemtë e tij

September 27, 2025
1 minut lexim

Mbetet ende mister vdekja e Edoardo Sarchit, administratorit 44-vjeçar të fabrikës së tullave italo-shqiptare “Tegola Edilcentro”.

Policia thotë se ka lënë të lirë Eqerem Braçin, ortakun e tij i cili u shoqërua bashkë me dy djemtë që prej mëngjesit të së shtunës.

Rezulton se Braçi dhe djemtë të kenë qenë personat që e shoqëruan biznesmenin për gjah. Dëshmia e tyre ka bindur policët. Biznesmeni dhe djemtë siç mëson Top Channel kanë thënë se iu është rrezikuar jeta njësoj si italianit, pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Edoardo Sarchi sipas dëshmisë është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për tju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

Mediat italiane shkruajnë se fabrikën e tullave në Shqipëri e themeloi xhaxhai i Sarchi-t, Augusto Nidoli, ndërsa vetë viktima në Itali njihet për lidhjet me politikën që ka pasur babai i tij, Vittorio Sarchi që ka shërbyer si këshilltar bashkiak.

Prej 25 vitesh, italiani jetonte në Shqipëri, në zonën e ‘Laprakës’ në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne hapjen e shtabit ne nendegen kongresi i manastirit ne gazi babe nga ketu nis fitorja 68d857b539c50
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në hapjen e shtabit në nëndegën “Kongresi i Manastirit” në Gazi Babë: Nga këtu nis fitorja

bruno lulaj me i miri i ndeshjes ishte nje dite jo 68d85974cf532
Lajmi i radhës

Bruno Lulaj më i miri i ndeshjes: Ishte një ditë “jo”

Të fundit nga

ShkoLartë