vrasja e astrit kalase ne sallen e gjyqit berisha rama ka ndryshuar vendimin e qeverise qe ngarkonte uniformat te garantonin sigurine 68e64cf4bf77e

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit, Berisha: Rama ka ndryshuar vendimin e qeverisë që ngarkonte uniformat të garantonin sigurinë

October 8, 2025
1 minut lexim

Kreu i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar te PD komentoi vrasjen e gjyqtarit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit. Ai akuzoi drejtpërdrejt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për krijimin e një “narkoshteti” që, sipas tij, i ka hapur rrugën krimit të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë.

Berisha theksoi se sulmi ndaj gjyqtarit nuk do të kishte ndodhur nëse shteti funksiononte normalisht dhe forcat e rendit mbanin përgjegjësinë ligjore për sigurinë e institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ndryshoi nje vendim qeverie qe detyronte policine e shtetit te garantonte sigurine ne gjykata.

“Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit. Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte”, tha nder te tjera Berisha.

Berisha: Mblidhemi sot pasi narkoshteti shqiptar vrau gjykatësin në zyrën e tij. Kur them narkoshteti, natyrisht e kam të qartë që dorasi nuk ishte punonjës i shtetit, por dorasi nuk mund ta kryente kurrë aktin në qoftë se shteti do ishte shtet dhe jo narkoshtet. Kurrë!

Salla e gjyqit është e presupozuar të jetë vendi më i sigurt i shtetit për vetë kompleksitetin e proceseve.

Dhe në sallën e gjyqit u shkreh një batare kundër një gjykatësi, sikur të ishte në mes të rrugës. Sikur të ishte në një shesh, në një kafene, por në një institucion shtetëror.

Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 8.7.2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.4.2010, i cili ngarkonte Policinë e Shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave.

Pra, pas ndryshimeve, më parë ka qenë garda, por u ngarkua në vitin 2010 me një vendim qeveria, siguria e gjykatave dhe prokurorive mbrohej nga Policia e Shtetit.

Edi Rama e kalon këtë siguri nga Policia e Shtetit tek Policia e Xhepit.

Merr vendim me datën 8.7.2020 ku ua heq sigurinë ndaj dhe Koçiu lante duart. Policia nuk ka përgjegjësi, thoshte.

Pra, ia dha patronazhistëve, policisë së xhepit, mbrojtjen.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ademi plagosja e anetarit tone nuk eshte incident i thjeshte po nje atentat 68e64b925580e
Lajmi i mëparshëm

Ademi: Plagosja e anëtarit tonë nuk është incident i thjeshtë, po një atentat

maqedonia u21 fillon pergatitjet per armenine dhe malin e zi mungojne elmas dhe avduli 68e64d5823659
Lajmi i radhës

Maqedonia U21 fillon përgatitjet për Armeninë dhe Malin e Zi, mungojnë Elmas dhe Avduli

Të fundit nga

ShkoLartë