vrasja e anesti rames ne frasher prokuroria e fierit procedon penalisht per 2 vepra penale vajzen shokun e saj ndhe bashkeshorten e viktimes 688ddc8d138db

Vrasja e Anesti Ramës në Frashër, prokuroria e Fierit procedon penalisht për 2 vepra penale vajzën, shokun e saj ndhe bashkëshorten e viktimës

August 2, 2025
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka regjistruar procedimin penal nr. 1073, datë 24.07.2025, për dy vepra të rënda penale ndaj tre shtetasve, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, masakruan një 56-vjeçar, Anesti Rama në fshatin Frashër.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2025, rreth orës 21:16, kur në Sallën Operative Fier u bë një telefonatë për një person të dëmtuar në banesën e tij. Ambulanca e Spitalit Rajonal Fier mbërriti në vendngjarje dhe gjeti shtetasin Anesti Rama të pajetë në sallonin e shtëpisë, i veshur me kostum dhe këmishë.

Hetimet paraprake zbuluan se trupi i viktimës kishte dëmtime të dukshme në fytyrë dhe në pjesën ballore të kokës. Fillimisht, familjarët pretenduan se A.R. ishte rrëzuar në tualet. Sipas deklarimeve të së bijës, Emanilda Rama dhe bashkëshortes së viktimës, V.R., ato e kishin gjetur pa shenja jete në tualet dhe më pas e kishin pastruar dhe veshur për qëllime ceremoniale, duke pastruar edhe vendin e ngjarjes.

Megjithatë, pas veprimeve të para hetimore dhe përdorimit të metodave proaktive të hetimit, Prokuroria arrestoi në flagrancë shtetasen E.R., të dyshuar për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” në bashkëpunim, si dhe Valbona Rama, për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Po ashtu, u ndalua me iniciativë shtetasi Çlirim Dogani, i dyshuar për bashkëpunim në vrasje, pasi dyshohet se kishte raport intim me vajzën e viktimës.

Prokuroria kërkoi dhe mori miratimin nga gjykata për masën e sigurisë “arrest në burg” për të tre personat nën hetim.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Fierit theksoi se do të vijojë me përkushtim hetimin e plotë të ngjarjes dhe vendosjen përpara drejtësisë të çdo personi që kryen vepra penale kundër jetës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arben taravari zbulon paralajmerimin e rames mickoski do tju perdore dhe hedhe si lecke por pse taravari nuk u konsultua me heret 688dd2f0ed6e5
Lajmi i mëparshëm

Arben Taravari zbulon paralajmërimin e Ramës: “Mickoski do t’ju përdorë dhe hedhë si leckë” – por pse Taravari nuk u konsultua më herët?

aprilia kercenon 688ddcc9a8c18
Lajmi i radhës

Aprilia kërcënon

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë