vrasja e aktivistit konservator amerikan wall street journal municionet kishin slogane pro transgjinore dhe antifashiste te gdhendura ne to 68c2efe643f02

Vrasja e aktivistit konservator amerikan, Wall Street Journal: Municionet kishin slogane pro-transgjinore dhe antifashiste të gdhendura në to

September 11, 2025
1 minut lexim

Një pushkë gjuetie e kalibrit .30, model i vjetër, besohet se është përdorur në vrasjen e aktivistit konservator 31-vjeçar Charlie Kirk, i cili u gjet nga agjentët e FBI-së në pyllin pranë Universitetit të Luginës së Utahut.

Arma u gjet e mbështjellë me një peshqir dhe kishte një gëzhoje ende në dhomën e fishekëve dhe tre fishekë të papërdorur në karikator, sipas Wall Street Journal.

Municioni u gjet i gdhendur me slogane pro-transgjinore dhe antifashiste, sipas një memoje të brendshme të zbatimit të ligjit dhe një personi të njohur me hetimin.

Hetimi është duke vazhduar ndërsa autoritetet shqyrtojnë provat dhe të dhënat që mund të hedhin dritë mbi motivet e autorit të vrasjes.

Në kohën e të shtënave, Charlie Kirk ishte në skenë në Universitetin e Utahut, duke folur me një student rreth të shtënave masive që përfshinin persona transgjinorë.

Kirk, i cili ishte ulur nën një tendë dhe mbante veshur një bluzë të bardhë me fjalën “Liri” dhe pantallona të errëta, po merrte pyetje nga publiku kur u sulmua kur një anëtar i publikut mori mikrofonin për ta sfiduar. “A e dini sa amerikanë transgjinorë kanë qenë të përfshirë në të shtëna masive në 10 vitet e fundit?” pyeti ai.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje ze i heshtur nga dhuna perkujtim per charlie kirk un 68c2ee334b9c0
Lajmi i mëparshëm

Një zë i heshtur nga dhuna: Përkujtim për Charlie Kirk-un

tirana drejt zgjedhjeve te parakohshme ristani i uroj suksese ogertes 68c2f2f38e039
Lajmi i radhës

Tirana drejt zgjedhjeve të parakohshme, Ristani: I uroj suksese Ogertës

Të fundit nga

ShkoLartë