vrasja e 34 vjecarit ne shkoder reagon policia ngjarja ndodhi 68ba069524a73

Vrasja e 34-vjeçarit në Shkodër, reagon policia: Ngjarja ndodhi…

September 4, 2025
1 minut lexim

Policia e Shkodrës ka reaguar zyrtarisht për vrasjen e ndodhur pak më parë në mes të qytetit.

Policia thotë se vrasja ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, ku dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin Kristian Kola, 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti nga dyqanxhiku vlen eshte ardhmeria e cairit jo satelitet e bdi se 68ba053314b77
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti nga Dyqanxhiku: VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së!

prezantohet pellumbi dhe francezi zidan te drita 68ba06f41f8e6
Lajmi i radhës

Prezantohet Pëllumbi dhe francezi Zidan te Drita

Të fundit nga

ShkoLartë