vrasja e 14 vjecarit ne maliq reagon shkolla shembull i shpirtit te paster 689f5aa60d166

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, reagon shkolla: Shembull i shpirtit të pastër

August 15, 2025
1 minut lexim

Shkolla e Mesme e Bashkuar “Tafil Rexhepi”, ka reaguar për humbjen e jetës së 14-vjeçarit në Maliq të Korçës si pasojë e goditjeve të marra me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.



Përmes një postimi në rrjetet sociale, institucioni shkruan se viktima ishte një nxënës shembullor, larg mosmarrëveshjeve dhe me ëndrra.

Në mesazhin prekës, thuhet po ashtu se banka ku ai ulej do të mbetet bosh, por kujtimet do të mbajnë gjithmonë dritën që ai u fali të gjithëve.

Reagimi i plotë:

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur Erald!

Sot zemrat tona janë më të rënda se kurrë. Humbëm jo thjesht një nxënës, por një djalë të mrekullueshëm, plot ëndrra, buzëqeshje dhe mirësjellje. Ti ishe shembull i përkushtimit, i dashurisë për dijen dhe i shpirtit të pastër.

Shkolla nuk do të jetë më e njëjta pa ty. Banka ku uleshe do të mbetet bosh, por kujtimet tona do të jenë gjithmonë plot me dritën që ti fale.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur dhimbjen, por ti do të mbetesh përjetësisht në zemrat tona.

🕊 U prehsh në paqe!

Ti nuk u largove, por u bëre engjëlli më i bukur i Parajsës!

Ngushëllime familjarëve! Jemi bashkë me ju në këtë dhimbje të madhe”.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

micksoki bdi te mos shpresoje ne zgjedhje te parakohshme parlamentare 689f5902293d4
Lajmi i mëparshëm

Micksoki: BDI të mos shpresojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare

luiz ejlli reagon per tragjedine ne maliq per sa kohe heshtim thika eshte ne duart tona 689f5db2bcd7e
Lajmi i radhës

Luiz Ejlli reagon për tragjedinë në Maliq: Për sa kohë heshtim, thika është në duart tona!

Të fundit nga

ShkoLartë