vrasja e 14 vjecarit ne maliq arrestohen 8 persona 689ee3d2a7d55

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, arrestohen 8 persona

August 15, 2025
1 minut lexim

Policia e Korçës ka arrestuar 8 persona në lidhje me vrasjen e një 14-vjeçari në fshatin Pirg të Maliqit.

Në pranga kanë rënë 14-vjeçari autor i dyshuar i vrasjes, i cili pas kryerjes së krimit, tentoi të largohej nga vendngjarja, me automjet; babanë dhe xhaxhanë e autorit të dyshuar, pasi fshehën mjetin prerës (thikë), me të cilin u krye krimi;

4 të mitur të pranishëm gjatë konfliktit mes 14-vjeçarëve, të cilët nëpërmjet deklarimeve në Polici, tentuan të pengojnë zbulimin e së vërtetës; një 34-vjeçar, gjithashtu i pranishëm gjatë konfliktit, i cili tentoi të largohet nga vendngjarja, në të njëjtin automjet me 14-vjeçarin, shkruan A2.

“Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”, lexohet në njoftimin e policisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

VLEN LOGO GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Likova e braktisur nga BDI, tani hapim epokën e projekteve reale!

tifozet izraelite te futbollit shkaktojne zemerim ne poloni me pankarten vrases 689ee44941d89
Lajmi i radhës

Tifozët izraelitë të futbollit shkaktojnë zemërim në Poloni me pankartën “vrasës”

Të fundit nga

ShkoLartë