vrasesit e liridona ademajt perball verdiktit final a do kete burgim te perjetshem per ta 69e70b7890905

“Vrasësit” e Liridona Ademajt përball verdiktit final, a do ketë burgim të përjetshëm për ta?

April 21, 2026
1 minut lexim

Sot pritet epilogu i rastit të vrasjes së Liridona Ademajt, ku të akuzuar janë Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Seanca e fjalëve përfundimtare përmbylli të premten një nga proceset më të ndjekura në vend, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të shpallet hiç më larg se pasditen e së martës.

Në seancën e kaluar, prokurorja Javorka Perlinçeviq ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të tre të akuzuarit, duke e cilësuar rastin si “krim makabër”.

Ajo ka theksuar se gjatë procesit janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes, të cilat, sipas saj, përbëjnë përpjekje për shmangie të përgjegjësisë dhe bartje të fajit.

Në anën tjetër, Naim Murseli, i cili akuzohet se e ka organizuar vrasjen, e ka mohuar çdo përfshirje në rast, ndërsa mbrojtja e Plavës ka kërkuar që klienti i tij të shpallet i pafajshëm, me arsyetimin se nuk ekzistojnë prova që e implikojnë në ngjarje.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e la per dashurine jashte por mbeti vetem vanesa shperthen ne lot pas vendimit te indrit 69e6d5b8032e3
Lajmi i mëparshëm

E la për dashurinë jashtë, por mbeti vetëm – Vanesa shpërthen në lot pas vendimit të Indrit

lsdm qeveria e mickoskit i le qytetaret vetem perballe krizes globale 69e7319100166
Lajmi i radhës

LSDM: Qeveria e Mickoskit i lë qytetarët vetëm përballë krizës globale

Të fundit nga

ShkoLartë