vrane ramazan matajn per nderin e motres prokuroria e shkodres dergon ne gjyq 2 vellezerit arjon dhe klinsman hasaj 68f0da0460598

Vranë Ramazan Matajn për nderin e motrës, prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq 2 vëllezërit Arjon dhe Klinsman Hasaj

October 16, 2025
1 minut lexim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezër, Arjon dhe Klinsman Hasaj, të akuzuar për pesë vepra penale.

“Në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në 05.01.2025 ku rreth orës 07:15 në vendin e quajtur ‘Dragoç’ njësia administrative Postribë, Bashkia Shkodër, u vra me armë zjarri në automjetin e tij shtetasi R.M.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, u morrën të pandehur vëllezërit, shtetasit A.H. dhe K.H., të cilët akuzohen për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyee dhe municionit’, ‘Prishja e qetësisë publike’, ‘Sigurimi i kushteve për të kryer vrasje’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ parashikuar në nenet 78-25, 278/1/4-25, 274-25, 80-25 dhe 301-25 të Kodit Penal”, njofton prokuroria.

Kujtojmë se ngjarja e ndodhur në Janar, kur në orët e para të mëngjesit, pasi i kishin ngritur ‘kurth’ 33-vjeçarit duke krijuar profil të rremë në emër të një vajze, ata e nxorën në pritë viktimën ku qëlluan me 9 plumba në drejtim të tij.

Dyshohet se dy familjet që jetonin në të njëjtin fshat, kishin pasur konflikte prej vitesh, pasi e motra e autorëve kishte lidhje jashtëmartesore me viktimën.

Ky i fundit kishte ndikuar përmes publikimit të videove intime me të, për prishjen e dy martesave të motrës së autorëve.

Pas ngjarjes ata ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke ikur nga vendi i ngjarjes me biçikletë, ndërsa armën e kishin groposur afër banesës së tyre.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ramen e detyruan qe te mos merrte pjese ne protesten e uck se berisha tregon prapaskenat kishte pergatitur nje fjalim te gjate 68f0d96478f5d
Lajmi i mëparshëm

“Ramën e detyruan që të mos merrte pjesë në protestën e UÇK-së”- Berisha tregon prapaskenat: Kishte përgatitur një fjalim të gjatë

orban synon marreveshje ekonomike me shba ne 68f0da7413494
Lajmi i radhës

Orban synon marrëveshje ekonomike me SHBA-në

Të fundit nga

ShkoLartë