voziste pa patent shoferi arrestohet shkupjani ne fshatin hotel te likoves 69cbba515f05a

Voziste pa patent shoferi, arrestohet shkupjani në fshatin Hotël të Likovës

March 31, 2026
1 minut lexim
POLIC RRUGE

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë ka bërë të ditur për arrestim në rajonin e Likovës, të shkupjanit 42 vjeçar, për shkak të, sic thuhet në kumtesën e SPB-së për opinion, “vozitjes së veturës pa patent shoferi”.

Sipas burimit të njëjtë të Policisë së Kumanovës, ky incident ka ndodhur dje me datë 30 mars, në fshatin Hotël të Komunës së Likovës, transmeton portali informativ “Kumanova Sot”.

“Pjestarët e policisë në rrugën rajonale tek fshati Hotël i Likovës, e kanë privuar nga liria (arrestuar) personin me iniciale I.L. (42) nga Shkupi” thuhet në kumtesë, duke shtuar se gjatë kontrollit të veturës së tipit “Wolkswagen Golf”, policët kanë konstauar se personi i apostrofuar “po e ngiste veturën pa patentë shoferi”. Pas dokumentimit të plotë të rasti, do të ndërmerren masa adekuate ligjore, bënë të ditur SPB-ja Kumanovë.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

bastisje ne gostivar kapet droge arme dhe municion 69cb9e2cea82a
Lajmi i mëparshëm

Bastisje në Gostivar! Kapet drogë, armë dhe municion

Të fundit nga

ShkoLartë