voziste ne drejtimin e kundert ne autoban shkup veles arrestohet shoferi 81 vjecar 69e6a52a67b57

Voziste në drejtimin e kundërt në autoban Shkup-Veles, arrestohet shoferi 81-vjeçar

April 21, 2026
1 minut lexim

​M.A., 81 vjeç nga Kriva Pallanka, është ndaluar dje pasdite nga policia pasi po drejtonte automjetin në drejtim të kundërt në autostradën Shkup – Veles.

​Në orën 17:30, M.A. po drejtonte automjetin e tij në autostradën Shkup – Veles, kur në pikën pagesore “Sopot” pranë Velesit, u ndalua nga zyrtarët policorë të Njësisë Mobile për Siguri në Trafikun Rrugor, pasi po lëvizte në kahun e kundërt në autostradë.

​Siç njoftuan pasditen e sotme nga SPB Veles, gjatë një kontrolli të trafikut në pikën pagesore “Sopot”, është ndaluar automjeti i tipit “Hyundai” me targa të Kriva Pallankës, i drejtuar nga 81-vjeçari M.A., ku u konstatua se ai po lëvizte në drejtim të kundërt në autostradë.

​Me udhëzim të prokurorit publik, ai është shoqëruar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse, njoftuan nga SPB Veles.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

christina applegate flet pas shtrimit ne spital po behem me e forte cdo dite 69e69d91bc50d
Lajmi i mëparshëm

Christina Applegate flet pas shtrimit në spital: Po bëhem më e fortë çdo ditë

gjykata e apelit hodhi poshte ankesen e te denuarve per 27 prillin nuk do te kete rigjykim 69e6c10ef0a1a
Lajmi i radhës

Gjykata e Apelit hodhi poshtë ankesën e të dënuarve për “27 Prillin”, nuk do të ketë rigjykim

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë