voziste 179 km ore aty ku lejohej 80 km shoferi arrestohet dhe i merret vetura 6a54d64e79c60

Voziste 179 km/orë, aty ku lejohej 80 km – shoferi arrestohet dhe i merret vetura

July 13, 2026
1 minut lexim
f9ef86ba fb2a 4783 b3b2 f3064f7f744d

Policia e ndalon shoferi dhe e sekuestron veturën. Shoferi nga Tetova është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me 179 km/orë, në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 80
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se incidenti ndodhi më 12 korrik 2026, rreth orës 19:35, në rrugën Tetovë-Gostivar, përpara kryqëzimit Vrapçishtë.
– Oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor të Sektorit të Çështjeve të Trafikut të Ministrisë së Brendshme, duke përdorur një automjet special përgjues, matën shpejtësinë e një automjeti në 179 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia është e kufizuar me një shenjë trafiku në 80 kilometra në orë – thotë Ministria e Brendshme.
Konform udhëzimeve (rekomandimeve) të prokurorit publik, policia e arrestoi shoferin me iniciale L.M. (27) nga Tetova dhe ia sekuestroi veturën e tipit “Mercedes”.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas afrimitetit te shumeperfolur xhensila dhe ledri i japin unfollow njeri tjetrit 6a54d264b3c33
Lajmi i mëparshëm

Pas afrimitetit të shumëpërfolur, Xhensila dhe Ledri i japin “unfollow” njëri-tjetrit

izraeli mban zgjedhje me 27 tetor netanyahu do fitoj serish 6a54e845ee7df
Lajmi i radhës

Izraeli mban zgjedhje më 27 tetor, Netanyahu: Do fitoj sërish

Të fundit nga

ShkoLartë