voton besa shahini ftoj te gjithe qytetaret te dalin te ushtrojne te drejten e tyre per te votuar sidomos grate 68eb77442acab

Voton Besa Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë

October 12, 2025
1 minut lexim

Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka votuar në shkollën fillore “Iliria”.

Shahini ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e procesit të votimit sidomos gratë.

Shahini: Ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë

“Sapo votova në shkollën fillore “Iliria”, ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë. Kemi fol shumë që në zgjedhjet lokale votojnë më pak sesa burrat, i ftoj të gjitha që sot ta përmbysim këtë statistikë edhe të jemi në numër sa më të madh duke marrë pjesë në zgjedhjet sot që të marrin pjesë në vendimet që na efektojnë jetën e përditshme“, tha Shahini.

Numri i përgjithshëm i votuesve brenda dhe jashtë Kosovës në Prishtinë është mbi 224 mijë.

Janë 54 qendra të votimit të rregullta, me 268 vendvotime dhe një qendër votimi me kusht.

Qendra e votimit, në Fakultetin Filologjik, është ndër më të qendrat më të mëdha në kryeqytet.

Sot votohet në 38 komuna të Kosovës. Janë zgjedhje të rregullta lokale, ku numri i përgjithshëm i qytetarëve me te drejtë vote është 2 milionë e 69 mijë e 68 votues.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret i lane pa selektor reagon federata serbe 68eb7736c02b0
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët i lanë pa selektor, reagon Federata serbe

zbulohet shtepia publike ne durres arrestohen 2 shtetase kineze procedohen 3 klientet shqiptare 68eb77ec4d1bc
Lajmi i radhës

Zbulohet “shtëpia publike” në Durrës, arrestohen 2 shtetase kineze. Procedohen 3 klientët shqiptarë

Të fundit nga

ShkoLartë