votohet ne 18 komuna mbi 1 milion e 300 mije qytetare me te drejte vote detaje per balotazhin e neserm 690f0fc0918df

Votohet në 18 komuna, mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote, detaje për balotazhin e nesërm

November 8, 2025
1 minut lexim

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin nesër kryetarin e tyre të ardhshëm të komunës së tyre.

Votimi në raundin e dytë do të mbahet në 18 komuna të vendit, në të cilat s’u zgjodh kryetari me të parën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për procesin e votimit nesër.

“Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1,648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1,628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1,316,672 votues”.

Komunat në të cilat nesër do të ketë garë janë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Suhareka, Vitia, Vushtrria, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Kjo është harta e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

klubet te medha evropiane i vihen pas yllit te barces 690f0fb380986
Lajmi i mëparshëm

Klubet të mëdha evropiane i vihen pas yllit të Barçës

i denuar me 5 vite burg per plagosje ne gramsh ekstradohet nga britania mikel hoxha 690f1063704a9
Lajmi i radhës

I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë