vota vdiq pa hyre ne kuti berisha arkend balla e sara mile jane deputetet e karteleve 685e828bd09d6

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”, Berisha: Arkend Balla e Sara Mile janë deputetët e karteleve!

June 27, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një tjetër konferencë për shtyp nga selia blu, ku ka vazhduar akuzat e forta ndaj procesit zgjedhor të 11 majit, të cilin e ka cilësuar si një farsë të mirëorganizuar nga Partia Socialiste.

Në deklaratën e tij, Berisha ka drejtuar gishtin ndaj disa prej deputetëve të rinj të mazhorancës, duke i cilësuar si “deputetët e karteleve”.

Vota vdiq pa hyrë në kuti, kjo është farsa elektorale. Këto janë elementët që tregojnë se si Arkend Balla, Sara Mile, Besa Spaho dhe të tjerë morën 130 mijë vota. Deputetët e karteleve,” u shpreh Berisha.

Sipas tij, përveç manipulimeve në procesin e votimit, janë përdorur edhe forma të ndryshme të blerjes së votës.

“Po vërtetohet tashmë edhe dimensioni tjetër: blerja e votës përmes prokurimeve publike, shpërndarjes së 100 eurove për pensionistët dhe mbjelljes së 100 milionë rrënjë kanabis në territor për qëllime elektorale,” akuzoi Berisha.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zevendesdrejtori i doganave dauti merr pjese ne ceremonine e 22 vjetorit te policise financiare 685e792b9bdbc
Lajmi i mëparshëm

Zëvendësdrejtori i Doganave Dauti merr pjesë në ceremoninë e 22-vjetorit të Policisë Financiare

gani mahalla urime bota sot gjithmone zeri i sportisteve 685e8303559bc
Lajmi i radhës

Gani Mahalla: Urime “Bota sot”, gjithmonë zëri i sportistëve

Të fundit nga

ShkoLartë