von der leyen thirrje izraelit rishqyrtoni vendimin per gazen 68963d51deea2

Von der Leyen thirrje Izraelit: Rishqyrtoni vendimin për Gazën

August 8, 2025
1 minut lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri sot thirrje Izraelit që të rishqyrtojë vendimin për zgjerimin e mëtejshëm të operacioneve ushtarake në Rripin e Gazës, ndërsa theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe për ndihmë humanitare të papenguar në zonë.



“Të gjithë pengjet, të cilët po mbahen në kushte çnjerëzore, duhet të lirohen,” – deklaroi von der Leyen.

“Ndihma humanitare duhet të ketë qasje të menjëhershme dhe të papenguar në Gaza për të ofruar atë që nevojitet urgjentisht në terren,” – shtoi ajo.

“Një armëpushim është i nevojshëm tani.”

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të rritura ndërkombëtare, pas njoftimit të Izraelit për zgjerimin e operacioneve në Gaza, një veprim që ka nxitur shqetësime të thella në rrafshin diplomatik dhe humanitar.

Ndërkohë, qeveria gjermane ka njoftuar pezullimin e eksporteve të pajisjeve ushtarake drejt Izraelit që mund të përdoren në Gazë, deri në një vendim të dytë. Kancelari Friedrich Merz deklaroi se ky vendim është një përgjigje ndaj planit të Izraelit për përshkallëzim të operacioneve, dhe synon të nxisë një kthesë drejt paqes.

“Lirimi i pengjeve izraelite dhe negociatat për armëpushim janë prioritetet tona kryesore,” – deklaroi Merz, duke theksuar shqetësimin e thellë për vuajtjet e civilëve palestinezë në konfliktin që ka hyrë në muajin e tij të dhjetë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vale e re e te nxehtit do ta perfshije maqedonine ne ditet ne vijim 68963a81ea16b
Lajmi i mëparshëm

Valë e re e të nxehtit do ta përfshijë Maqedoninë në ditët në vijim

mexhiti pervec bambit si cerdhja me e madhe ne vend do hapim edhe dy cerdhe tjera moderne ne cair 68963dc9b3ac9
Lajmi i radhës

Mexhiti: Përveç “Bambit” si çerdhja më e madhe në vend, do hapim edhe dy çerdhe tjera moderne në Çair

Të fundit nga

ShkoLartë