volejbollin e kam nisur qe 10 vjec grabova ndersa tani stervitem sa here kam mundesi pasi studioj per mjekesi 699b8ed6ca745

“Volejbollin e kam nisur që 10 vjeç”/ Grabova: Ndërsa tani stërvitem sa herë kam mundësi pasi studioj për mjekësi

February 23, 2026
1 minut lexim

Modelja Greis Grabova, e cila foli për rivalitetin mes Tiranës dhe Partizanit, por edhe për rrugëtimin e saj nga volejbolli drejt studimeve në mjekësi.

Në pjesën sportive të bisedës, Grabova u ndal te derbi i kryeqytetit. Ajo pranoi historikun e Tiranës, por kujtoi se në përballjet direkte Partizani ka pasur epërsi.

Me humor, shtoi se edhe nëse Tirana bie nga kategoria, “është gjithmonë Partizani B”, një batutë që solli reagime në studio e “Ora Sport”.

“Tirana ka historikun e vet dhe e respektojmë, por në derbi Partizani ka pasur më shumë fitore. Nuk më pëlqen që Tirana të bjerë nga kategoria, por edhe nëse bie, ka gjithmonë Partizanin B.”- tha ajo.

Më pas ajo tregoi se ka qenë pjesë e akademisë së volejbollit që në moshën 10-vjeçare, duke luajtur me ekipin e të rejave deri në 16 vjeç.

Shkëputja nga sporti erdhi për shkak të angazhimit me studimet.

“Volejbollin e kam nisur 10 vjeçe dhe kam luajtur deri në 16. E dua shumë dhe stërvitem sa herë kam mundësi, por u fokusova te studimet. Tani studioj për mjekësi dhe kirurgji të përgjithshme.”- shtoi Grabova.

Grabova sqaroi se kalimi nga sporti në një degë si mjekësia ka qenë një vendim i menduar, për t’iu përkushtuar një profesioni që kërkon kohë dhe përgatitje maksimale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

niveli i larte i mungesave po demton ekonomine kancelari merz synon te ndaloje punonjesit te deklarohen te semure pa vizituar mjekun 699b8e0b4154b
Lajmi i mëparshëm

Niveli i lartë i mungesave po dëmton ekonominë, kancelari Merz synon të ndalojë punonjësit të deklarohen të sëmurë pa vizituar mjekun

sinani falenderon kurtin per mbeshtetjen buxhetore ndaj lugines 699b8ef11d398
Lajmi i radhës

Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës

Të fundit nga

ShkoLartë