vodhi sende me vlere ne nje banese dhe i fshehu ne lokalin e tij arrestohet 31 vjecari ne elbasan 690e1344349cc

Vodhi sende me vlerë në një banesë dhe i fshehu në lokalin e tij, arrestohet 31-vjeçari në Elbasan

November 7, 2025
1 minut lexim

Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”, duke vënë në pranga një 31-vjeçar të dyshuar për disa vjedhje në qytet.

Në pranga ka rënë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, i cili akuzohet se më datë 19 tetor 2025 ka hyrë në një banesë në lagjen “Katund i Ri”, duke vjedhur para dhe sende me vlerë, në kohën kur familjarët nuk ndodheshin në shtëpi.

Pas kallëzimit të pronarit, policia ka reaguar menjëherë dhe gjatë kontrollit në lokalin që administronte i dyshuari, janë gjetur disa nga sendeve e vjedhura.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se më 5 nëntor 2025, i njëjti shtetas ka vjedhur materiale të ndryshme në një magazinë në të njëjtën lagje.

Policia po vijon punën për të dokumentuar të gjitha rastet e mundshme të përfshirjes së tij në veprimtari të tjera kriminale në fushën e vjedhjeve.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme ligjore.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

policia e kosoves dhe kfor i me ushtrim te perbashket ne veri te kosoves 690e12a27b49f
Lajmi i mëparshëm

Policia e Kosovës dhe KFOR-i me ushtrim të përbashkët në veri të Kosovës

54 persona te plagosur nga shperthimi ne nje xhami ne
Lajmi i radhës

54 persona të plagosur nga shpërthimi në një xhami në Xhakartë

Të fundit nga

ShkoLartë