voca flet per perfaqesimin e konjufces ne okb kerkon qasje me te ashper ndaj serbise dhe dergon mesazh te forte per nderkombetaret 69dc0ef50a9f7

Voca flet për përfaqësimin e Konjufcës në OKB – kërkon qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe dërgon mesazh të fortë për ndërkombëtarët!

April 12, 2026
min lexim

Kosova ka marrë pjesë në OKB, ku ka paraqitur qëndrimet e saj lidhur me dialogun dhe zhvillimet e fundit me Serbia.

Në këtë paraqitje është diskutuar edhe roli i faktorit ndërkombëtar në procesin e normalizimit.

Gjithashtu, janë theksuar sfidat dhe tensionet e vazhdueshme mes dy vendeve.

Në këtë kontekst, lindin pyetje mbi përfaqësimin dhe presionin ndërkombëtar për arritjen e një marrëveshjeje.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe gjeopolitikës, si dhe ligjërues në Universitetin e Hamburgut, Mirsad Voca.

Image

Mirsad Voca

Profesori thotë që përfaqësimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare ka vlerë vetëm nëse është i qartë, i koordinuar me aleatët dhe sjell rezultate konkrete, jo vetëm deklarata.

Ai gjithashtu thekson se procesi me Serbinë pengohet nga qasja e saj agresive dhe nga një ndërhyrje jo gjithmonë e balancuar e faktorëve ndërkombëtarë, gjë që e bën dialogun më të vështirë dhe më pak të besueshëm.

Përfaqësimi nga Glauk Konjufca në forumet ndërkombëtare si OKB ka rëndësi simbolike dhe politike, por efektiviteti i tij matet mbi të gjitha me qartësinë e mesazhit dhe koherencën me linjën strategjike të politikës së jashtme të Kosovës. Në një kontekst të ndjeshëm si dialogu me Serbinë, nuk mjafton vetëm artikulimi i qëndrimeve, por kërkohet edhe një koordinim i fortë me aleatët dhe një diplomaci e vazhdueshme që i përkthen këto qëndrime në mbështetje konkrete ndërkombëtare.

Sa i përket rolit të bashkësisë ndërkombëtare, është e qartë që si ShBA ashtu edhe BE mbeten faktorë kryesorë në procesin e normalizimit. Megjithatë, shpesh ekziston një perceptim i theksuar për një qasje jo plotësisht të balancuar, ku presioni diplomatik nuk reflekton në mënyrë proporcionale sa i përket veprimeve destabilizuese që burojnë nga Serbia.

Në shumë raste, Serbia ka ndjekur një qasje, agresive, konfrontuese dhe penguese ndaj procesit të normalizimit, duke u mbështetur në një garniturë politike me mentalitet dhe kulturë të së kaluarës, e cila vazhdon të operojë me një logjikë të vjetëruar të politikës së fuqisë dhe ndikimit rajonal. Kjo qasje jo vetëm që e ngadalëson procesin e dialogut, por edhe krijon një realitet të paqëndrueshëm në terren, duke minuar besimin ndërmjet palëve dhe duke vënë në pikëpyetje sinqeritetin e angazhimit për një marrëveshje përfundimtare”, u shpreh ai.

Profesori po thotë që nëse aktorët ndërkombëtarë nuk reagojnë në mënyrë më të drejtë dhe të vendosur, krijohet përshtypja se po tolerohen veprimet problematike, gjë që dëmton besueshmërinë e gjithë procesit.

Njëkohësisht, ai thekson se edhe Kosova duhet të jetë më e bashkuar dhe më aktive në politikën e jashtme për të forcuar pozitën e saj ndërkombëtare.

“Në këtë kontekst, mungesa e një reagimi më te vendosur dhe të balancuar nga aktorët ndërkombëtarë rrezikon të krijojë perceptimin e një tolerance ndaj këtyre praktikave, çka në afat të gjatë mund të dëmtojë kredibilitetin e vetë procesit të ndërmjetësuar nga BE dhe të mbështetur nga ShBA.

Një qasje më konsistente dhe më e drejtë në raport me zhvillimet në terren është thelbësore për të rritur besueshmërinë e procesit dhe për të avancuar drejt një marrëveshjeje të qëndrueshme. Paralelisht, edhe Kosova duhet të sigurojë një përfaqësim të unifikuar dhe një politikë të jashtme më të koordinuar, më proaktive, në mënyrë që të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj ne arenën ndërkombëtare” , përfundoi Voca për “Bota sot”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

humbi zgjedhjet orban do ti sherbejme kombit nga opozita 69dc0e02aa904
Lajmi i mëparshëm

Humbi zgjedhjet, Orban: Do t’i shërbejmë kombit nga opozita

mesazhi i spiropalit per zgjedhjet ne hungari shoqerite kane ende fuqine te korrigjojne devijimet 69dc0fdfd3888
Lajmi i radhës

Mesazhi i Spiropalit për zgjedhjet në Hungari: Shoqëritë kanë ende fuqinë të korrigjojnë devijimet

Të fundit nga

Ylber Çilafi, kryetar i PDSh-së Saraj

Pas Kuvendit Zgjedhor te PDSh-se Dega Saraj, krert e PDSh-se kane keshuar kumtese per opinion. Ja kumtesa partiake: “Në kuadër të procesit të ristrukturimit dhe fuqizimit të organizimit të brendshëm, Partia Demokratike
ShkoLartë