MICKOSKI

VMRO: Ristoska fliste për dobësitë e sistemit gjyqësor, pjesë e së cilës ishte edhe vetë ajo

April 2, 2026
1 minut lexim

VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur dorëheqjen Lençe Ristoskas nga pozita e prokurores. Nga atje thonë se Ristoska ishte pjesë e PSP-së në të cilën zgjidheshin raste për persekutime politike.

“Ne e kemi ndjekur me kujdes dorëheqjen e Lence Ristoskës, e cila deri vetëm një muaj më parë pohonte me bindje se kishte ardhur koha që ajo të drejtonte prokurorinë dhe të sillte drejtësinë e shumëdëshiruar. Natyrisht, koha për të cilën ajo foli ishte e vlefshme vetëm nëse rezultati i zgjedhjeve ishte sipas dëshirës së saj. Në momentin që institucionet vepruan në përputhje me ligjin dhe nuk e konfirmuan kandidaturën e saj, i njëjti vizion i një prokurorie të fortë dhe të pavarur u zhduk papritur dhe u zëvendësua nga një narrativë e presioneve të dyshuara dhe integritetit të kompromentuar”, tha VMRO-DPMNE për dorëheqjen e prokurores.

Lençe Ristoska jep dorëheqje nga pozita e prokurores

Nga VMRO-DPMNE pyesin nëse parimet janë të vlefshme vetëm “kur ato sjellin përparim personal dhe nëse lufta kundër krimit dhe korrupsionit është e besueshme nëse përfundon aty ku fillon zhgënjimi i saj personal”.

Sipas VMRO-DPMNE, Ristoska flet për dobësimin e institucioneve, por ajo, siç thonë ata, ishte pjesë e kësaj, dhe kjo sjellje, duke kushtëzuar angazhimin e saj me një pozicion, është problemi thelbësor, i cili ka shkatërruar besimin në sistemin gjyqësor për vite me radhë.

“Ristoska ishte pjesë e të njëjtit PSP që drejtohej nga grupi i reketimit të Katica Janevës, e cila përvetësonte para publike në emër të honorareve nga PSP-ja dhe e cila u shndërrua në një makinë për persekutim politik. Mjafton të ndiqet deklarata e prokurores Lejla Kadriu, e cila dëshmon se Zaev dhe Shekerinska shkonin personalisht në PSP-në e Katicës, Lençes dhe Lile Stefanovas natën dhe zgjidhnin raste për persekutim politik”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

661383828 10242431200944733 6700208839243884591 n
Lajmi i mëparshëm

Forcohet bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi në prokurimin publik

vendet arabe denojne ligjin e ri te denimit me vdekje ne izrael 69ce6e7f114b4
Lajmi i radhës

Vendet arabe dënojnë ligjin e ri të dënimit me vdekje në Izrael

Të fundit nga

ShkoLartë