vmro opinioni ka te drejte te dije se sa para investoi filipce ne dubai per vizen e arte 69525ad41a3b2

VMRO: Opinioni ka të drejtë të dijë se sa para investoi Filipçe në Dubai për vizën e artë

December 29, 2025
1 minut lexim

Pas dëshmisë së ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Toma Avramski, se ish-kryeministri po ndërton një ndërtesë 42-katëshe në Dubai, e njëjta gjë u konfirmua nga Venko Filipçe dhe LSD, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE.

“Si LSD ashtu edhe Filipçe konfirmuan se Zaev po ndërton një ndërtesë në Dubai, nga ku të dy kanë viza të arta, por thonë se Filipce nuk është partner në këtë projekt ndërtimi shumëmilionësh.

Ajo që duket si dilemë, dhe për të cilën Filipçe ende nuk jep përgjigje, është se si dhe mbi çfarë baze e mori vizën e artë për në Dubai?

Për njëfarë kohe, ai pretendonte se e mori vizën e artë për shkak të negociatave për një angazhim pune në një spital atje dhe se do t’i vërtetonte të gjitha këto me fakte dhe prova, por deri më sot publiku maqedonas nuk ka parë asnjë dokument.

Nga ana tjetër, marrja e një vize të artë në Dubai kërkon një investim prej të paktën 500.000 dollarësh në biznes dhe pasuri të paluajtshme.
Prandaj, opinioni ka të drejtë të marrë një përgjigje të qartë nëse Venko Filipçe e mori vizën për shkak të një investimi prej të paktën 500.000 dollarësh, në pasuri të paluajtshme apo në biznes?”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Lidhur me investimet në pasuri të paluajtshme në Dubai, në të njëjtën dëshmi publike, Avramski pretendon se si Zaev ashtu edhe Filipçe kanë apartamente atje dhe se ai ishte në ndërtesën ku të dy i blenë apartamentet.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

urim per fitoren plebishitare te levizjes vetevendosje dhe kryeministrit albin kurti 69525a2612414
Lajmi i mëparshëm

Urim për fitoren plebishitare të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti

shperthimi ne shkoder oshee pergenjeshtron policine nuk ka ndodhur per shkak te boksit te matesve ne pallat 695267f63c68d
Lajmi i radhës

Shpërthimi në Shkodër, OSHEE përgënjeshtron Policinë: Nuk ka ndodhur për shkak të boksit të matësve në pallat

Të fundit nga

ShkoLartë