ALI AHMETI DHE HRISTIJAN MICKOSKI GAZETA MK

VMRO-DPMNE: Jo vetëm që nuk mund ta ndajnë Maqedoninë, por mund të përfundojnë edhe në burg! Ahmeti është në dëshpërim sapo përmend konfliktin e vitit 2001

September 2, 2025
min lexim

BDI mund ta kujtojë sa të dojë vitin 2001, por tani jemi në vitin 2025 dhe jo vetëm që nuk mund ta ndajnë Maqedoninë, por mund të përfundojnë edhe në burg për krimin dhe për faktin që po e kanë vjedhur Maqedoninë dhe po i keqpërdorin para së gjithash votuesit e tyre. Kështu kanë thënë përmes një reagimi me shkrim nga VMRO-DPMNE.

“BDI është në dëshpërim. Sapo Ahmeti kthehet 24 vjet te pas me këto teza, duhet kujtuar se në ato 24 vite, 23 i ka kaluar në pushtet dhe ka qenë pjesëmarrës në shkeljen, komprometimin dhe korruptimin e institucioneve. Tani, pas 23 vjetësh pushtet, iu kujtua të flasë për vitin 2001, një konflikt nga i cili më së shumti përfituan rreth 50 persona nga kryesia e BDI-së, të cilët nga barinj, bujq, mekanikë dhe ëmbëltorë (me gjithë respektin për ushtruesit e vërtetë e të ndershëm të këtyre profesioneve), u bënë sheikë dhe tajkunë falë dobësisë së shtetit dhe shantazhit të tyre permanent, duke keqpërdorur vazhdimisht temat etnike në situata kur duhej të flitej për reforma, të ardhmen, jetën më të mirë të qytetarëve dhe luftën kundër korrupsionit, nga e cila ata kanë frikë”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, pas deklaratës së mbrëmshme të Ali Ahmetit se “Po të kishin dashur ta ndajnë Maqedoninë, do ta kishin bërë këtë në vitin 2001 me 15.000 ushtarë”.

“BDI mund ta kujtojë sa të dojë vitin 2001, por tani jemi në vitin 2025 dhe jo vetëm që nuk mund ta ndajnë Maqedoninë, por mund edhe të përfundojnë në burg për krimin dhe për faktin që e kanë vjedhur Maqedoninë dhe i kanë keqpërdorur para së gjithash votuesit e tyre. Një tezë tjetër që ua kemi bërë të qartë shqiptarëve, a jeni të vetëdijshëm se sa herë që BDI ka qenë në pushtet, në këto 24 vite ka pasur një eksod të shqiptarëve (po ashtu edhe të maqedonasve dhe të tjerëve, por në përqindje të madhe të shqiptarëve) dhe janë shpërngulur aq shumë shqiptarë nga Maqedonia saqë Ahmeti edhe sikur ta kishte ndarë vendin në vitin 2001, Maqedonia që do t’i kishte mbetur tani do të ishte e njëjtë, madje edhe më keq, e varfër, e plaçkitur dhe e zbrazur. Ne luftojmë për të mirën e të gjithëve dhe apelojmë që të mos lejohet përfshirja e opinionit në këto tema, sepse Ahmeti, nëse nuk flet për këto, bëhet i parëndësishëm, bosh dhe i zhveshur, me ç’rast shihet qartë fytyra e tij e vërtetë e korruptuar, si dhe e të afërmve të tij. BDI, pa u reformuar, përveç se me Filipçen, sepse janë të njëjtë, me të njëjtat vlera dhe të njëjtin mentalitet, nuk mund të gjej partner dhe as votues në bllokun maqedonas dhe askush nuk i merr seriozisht kujtimet e tyre të konfliktit tani pas 24 vjetësh qeverisje, nga e cila në vend ka mbetur hi, varfëri dhe janë krijuar vetëm tajkunë të afërt e brenda BDI-së”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

BUJAR OSMANI DHE Dmytro Kuleba
Lajmi i mëparshëm

Ukraina, shteti që nuk e mbështet Kosovën, mbështet Bujar Osmanin

vazhdon gjykimi per rastin aditiv per keqperdorime ne kompanine shteterore emv dhe tendere fiktive ne vlere prej miliona eurove 68b6b8cf07673
Lajmi i radhës

Vazhdon gjykimi për rastin “Aditiv” për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë në vlerë prej miliona eurove

Të fundit nga

ShkoLartë