vmro dpmne i kerkon prokurorise te veproje pasi mpb dorezoi kallezim penal kunder ish ministrit spasovski 693aff4f6e925

VMRO-DPMNE i kërkon Prokurorisë të veprojë, pasi MPB dorëzoi kallëzim penal kundër ish-ministrit Spasovski

December 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 dhjetor – Partia në pushtet VMRO-DPMNE doli me disa pyetje dhe akuza ndaj ish-ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, pasi dje MPB ngriti kallëzim penal kundër tij, pasi siç pretendohet, ai nuk ka marrë vendim për të pezulluar autorizimin e firmës për testet teknike të automjeteve dhe ka lejuar pasurim të paligjshëm të një firme në Saraj me mbi 5,5 milionë denarë. Valentin Manasievski nga VMRO i kërkoi prokurorisë që menjëherë të veprojë. Pëndryshe, dje Spasovski i hodhi poshtë tërësisht pretendimet e ngirutra në kallëzimin e MPB-së.

“Çfarë fshihet pas kësaj dhe pse Spasovski nuk ka vepruar për të pezulluar autorizimet e testimeve teknike në Saraj? A qëndron diçka tjetër pas mbrojtjes së Spasovskit? Sa automjete që kanë rrezikuar sigurinë në trafikun rrugor kanë kaluar kontrollin në të njëjtin test teknik? Dhe sa prej tyre nuk do të kalonin në një vend tjetër? Oliver Spasovski ka rrezikuar sigurinë e mijëra shoferëve në të gjithë vendin. Në këtë drejtim, e ftojmë Prokurorinë Publike të veprojë menjëherë“. tha Valentin Manasievski, VMRO-DPMNE.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

borxhi i komunes se sarajit shenon kater milion euro perfshire dhe ndermarrjet publike 693af834a51a5
Lajmi i mëparshëm

Borxhi i komunës së Sarajit shënon katër milion euro përfshirë dhe ndërmarrjet publike

shba dumani tregoi guxim ne perballje me kriminelet presim te vazhdojme partneritetin me brahon 693b015682a4c
Lajmi i radhës

SHBA: Dumani tregoi guxim në përballje me kriminelët, presim të vazhdojmë partneritetin me Brahon

Të fundit nga

Si do të veprojë SHBA në të ardhmen në Europë?

Marrëdhëniet transatlantike janë cënuar fort që me ardhjen në pushtet të Donald Trumpit. Publikimi i Strategjisë Kombëtare të Sigurisë (NSS)më 4 dhjetor 2025 u kuptua nga shumë politikanë europianë si një fyerje e

Google po ndërton një shfletues të ri eksperimental

Google ka prezantuar Disco, një shfletues eksperimental që përdor inteligjencën artificiale (AI) për të ndryshuar mënyrën e shfletimit. Ai nuk synon të zëvendësojë Chrome, por të testojë ide të reja për integrimin
ShkoLartë