vmro dpmne filipce dhe zaev te perfshire ne korrupsion nga shitja e banesave ne tetove 69daab53b3bd4

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev të përfshirë në korrupsion nga shitja e banesave në Tetovë

April 11, 2026
1 minut lexim
vmro 1

Partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzon ish-kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe kryetarin aktual Venko Filipçe se duhet të përgjigjen nëse është arritur marrëveshje për përqindje nga shitja e banesave në Tetovë në rastin e biznesmenit “Daka”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, përmes ndryshimeve të planit urbanistik në Tetovë në vitin 2020, projekti është vlerësuar në rreth 200 milionë euro, ndërsa përmenden edhe pretendime për përfitime personale dhe përfshirje në audio-incizime që po qarkullojnë në publik.

“Prandaj, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të detyruar të përgjigjen nëse është rënë dakord edhe për një përqindje nga shitja e banesave, të cilat në atë kohë ishin vlerësuar në 200 milionë euro? Kur bëhet fjalë për krim dhe korrupsion, LSDM, Zaev dhe Filipçe janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, vetëm për të mbushur xhepin e tyre. Prokuroria Publike duhet t’i hetojë këto dyshime”, tha Brane Petrushevski.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

sulmet nga qente endacake ne shkup po shtohen qytetaret ankohen per pasiguri ne qytet 69da8f2e9712f
Lajmi i mëparshëm

Sulmet nga qentë endacakë në Shkup po shtohen, qytetarët ankohen për pasiguri në qytet

bisedimet shba iran vijojne zbulohet vendimi qe e solli tehranin ne tryeze 69dabc80521b4
Lajmi i radhës

Bisedimet SHBA–Iran vijojnë, zbulohet vendimi që e solli Tehranin në tryezë

Të fundit nga

ShkoLartë